Koçiu: 302 mjekë të punësuar përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” nga janari deri në tetor

Portali “Mjekë për Shqipërinë”, vjen si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se plot 302 mjekë janë punësuar në të gjithë vendin, përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë”. Ministrja ndau edhe katër histori suksesi të mjekeve që i janë bashkuar kësaj nisme për të qenë pjesë e ekipeve mjekësore në të gjithë vendin.

“Vjola, Anila, Irisi dhe Olta, mjeket që iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të aplikuar në portalin “Mjekë për Shqipërinë”. Nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë” për periudhën janar-tetor 2024, janë punësuar 302 mjekë. Përforcojmë ekipet mjekësore në të gjithë Shqipërinë dhe garantojmë shërbime më cilësore për qytetarët”, thotë Koçiu në postimin në Facebook.

Doktoreshë Viola Kavani thotë se pas largimit për studime doktorate në Itali, ajo është rikthyer në Shqipëri me synimin për t’u punësuar si mjeke dhe për të punuar me përkushtim dhe profesionalizëm.

“Unë jam doktoreshë Viola Kavani, jam mjekë pediatre. Kam punuar në Tiranë në QSUT, jam larguar në Itali për të bërë doktoraturën dhe jam kthyer përsëri në Shqipëri për të punuar si mjeke. Konkurrova në portalin “Mjekë për Shqipërinë” dhe procesi më është dukur mjaft i mirë”.

Tre mjeket e tjera, e tjera Anila, Iris dhe Olta shprehen se i janë bashkuar thirrjes së MSHMS për “Mjekë për Shqipërinë” dhe thonë se i gjithë procesi është transparent dhe në bazë të meritokracisë.

“Jam Anila Skënderi, mjeke kardiologe. Kam aplikuar si mjeke pranë një VKSH-je në Tiranë, procesi i aplikimit ishte online dhe transparent”, thotë ajo.

“Unë jam doktoreshë Iris Koshovari jam mjeke infeksioniste. Kam një eksperiencë gjashtë vjeçare në profesion, kjo është hera e parë që aplikoj në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, një proces që në gjykimin tim ishte transparent dhe shkoi shumë mirë. Në këtë fazë të aplikimit, duke shpresuar të jetë pozitive për mua, më duhet të vlerësoj që i gjithë procesi ishte transparent dhe meritokracia ishte ajo që vura re gjatë gjithë procesit”.

Doktoreshë Olta Zeneli pas përfundimit të specializimit në korrik të këtij viti, thotë se vlerëson gjithë procesin nga aplikimi te data e intervistës.

Portali “Mjekë për Shqipërinë”, vjen si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, duke garantuar që profesionistët e kualifikuar të kontribuojnë në kujdesin për pacientët.

Lexo më shumë nga

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…