Takim me investitorët italianë, Gonxhja: Angazhim për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) vijon me nismën “Investor Support Day”


Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) vijon me nismën “Investor Support Day,” dhe këtë radhë bashkoi investitorë italianë, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë me të cilat ata ndeshen në Shqipëri.

Në takim, ku morën pjesë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zëvendësministri i MEKI-t, Sokol Duma, zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, drejtori i AKPA, Klevis Hysa dhe zëvendësambasadorin e Italisë, Stefano Salmaso, u theksua rëndësia e vazhdimit të mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, të cilat zënë sot vendin e dytë.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëbisedimi me investitorët, ku ata patën mundësinë të sugjeronin dhe adresonin çështjet e rëndësishme për ta në kuadër të përmirësimit të klimës së investimeve.

Drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, krahas ofrimit të mbështetjes së AIDA për investitorët, bëri me dije të pranishmit se shumë shpejt AIDA do të ofrojë një aplikacion mobile kushtuar investitorëve ekzistues në Shqipëri.

Ndërsa ministri Blendi Gonxhja, i siguroi investitorët për përpjekje maksimale nga MEKI për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Shqipëria në Eurovision me “Nan”, Gonxhja: Mbështetje për përfaqësimin artistik

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, të cilën e risolli në tingujt e pianos…

Global 360

Haxhiu shpall 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur 7 qershorin si.

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria në Eurovision me “Nan”, Gonxhja: Mbështetje për përfaqësimin artistik

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, të cilën e risolli në tingujt e pianos…