Votimi nga jashtë, Celibashi: Vetëm përmes postës, regjistrimi përmes një platforme elektronike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh sot se ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor tashmë i kanë hapur rrugën procesit të votimit nga jashtë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh sot se ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor tashmë i kanë hapur rrugën procesit të votimit nga jashtë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025.

Duke i kthyer përgjigje pyetjeve themelore që lidhen me këtë proces, Celibashi u shpreh se “me ndryshimet e fundit është përmbushur dhe urdhërimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës Kuvendi i Shqipërisë do të duhej të plotësonte boshllëqet ligjore, me qëllim që për zgjedhjet e vitit 2025 të mundësohej votimi nga jashtë”.

“KQZ ka filluar që në ditën e parë pas miratimit të ndryshimeve në Kuvendin e Shqipërisë me përgatitjen e këtij procesi, duke filluar me listimin e të gjithë atyre akteve rregullatore dhe nevojave logjistike për realizimin e tij”, shtoi ai.

Celibashi konfirmoi se të gjithë ata qytetarë shqiptarë me të drejtë vote, të cilët gjenden në ditën e votimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kanë të drejtë të votojnë.

“Ka një ndryshim në lidhje me këtë çështje, krahasuar me variantin e parë, ku sipas këtij variant ideja ishte që vetëm ata të cilët kishin një rezidencë të deklaruar. Tani, kushdo i cili nëpërmjet një dokumenti të caktuar vërteton që gjendet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në ditën e votimit, ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e votës atje ku ai është ditën e zgjedhjeve”, tha ai.

Ndërkohë, Celibashi u shpreh se “KQZ akoma nuk ka përgatitur listën e dokumenteve të cilat do të duhet të paraqesë një votues për të vërtetuar që është jashtë territorit të Reublikës së Shqipërisë”.

Sipas tij, “regjistrimi do të bëhet përmes një platforme elektronike, e cila do të ndërtohet dhe do të administrohet nga KQZ”.

“Çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote që banon jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe do të votojë atje ku ai ka vendbanimin, do të duhet të regjistrohet nëpërmjet kësaj platforme, e cila ofron të gjithë garancitë dhe sigurinë mbi identitetin e votuesit”, u shpreh Celibashi.

Sipas tij, “qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të votojnë vetëm nëpërmjet postës”.

“Fleta e votimit do t’i dërgohet aty ku ata banojnë ose tek ajo adresë që ata do të deklarojnë nëpërmjet shërbimit postar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të kthehet në KQZ prej tyre nëpërmjet shërbimit postar”, shtoi ai.

Ndërkohë, Celibashi nënvizoi se numërimin dhe vlerësimin e votës së qytetarëve që kanë votuar nga jashtë e bën KQZ.

“Do të përgatisim një akt normativ, i cili do të rregullojë të gjithë procesin e mbërritjes, të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit. Për momentin ajo çfarë ka rëndësi të thuhet është që do të jetë KQZ, institucioni i cili do të bëjë numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit”, tha Celibashi.

I pyetur mbi llogaritjen e votës të atyre që votojnë nga jashtë, Celibashi sqaroi se “vota e atij që voton nga jashtë do të llogaritet në rezultatin e zgjedhjeve të qarkut ku ai ka regjistrin e gjendjes civile në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

“Pra, një qytetar, i cili e ka regjistrin e gjendjes civile në qarkun e Tiranës (në një nga bashkitë e qarkut të Tiranës) edhe pse ai prej vitesh mund të banojë jashtë territorit të Reublikës së Shqipërisë, në Milano, Berlin, Londër, etj, vota e tij do të llogaritet për deputetët e Qarkut të Tiranës”, shtoi ai. (ATSH)

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…