Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri në mbajtjen gjallë të jetës!


Nga Mevlan Shanaj

Fjala është e para!

Kështu na thuhet nga Bibla! Unë dua jo ta polemizoj, por të shtroj obsione se para fjalës mos ishin tingujt apo xhestet?!

Pasi natyrshëm njeriu primitiv përdorte xhestin apo klithmën! Teori që do ketë diskutime pasi shënjat vizatimet apo xhesti i trupit ishin si domosdoshmëri për komukim, por shkrimet e mëvonshme dhe leximet përforcuan thënien se ” E para është fjala” dhe këto ndarje në fillesat e evoluimit të njeriut u bënë baza në krijimet artistike! Kështu lindi muzika, piktura, baleti, cirku dhe sigurish teatri, pronë e të cilit u bë fjala!

Në shumëllojshmërinë e arteve fjala “E para” i përket aktorëve që nisën me deklamimet poetike.Në gjinitë e ndryshme të artit ka forma të ndryshme të mënyrës së komunikimit!

Nuk di të them se : Piktura apo baleti janë më të lashtët?!

Nuk jam i bindur se cila nga artet është në krye të herës?! Ndoshta cirku, ndoshta muzika, ndoshta poezia!!!! Të gjitha llojit e artit vijnë nga historia me përsosmërinë e secilës!

Nuk jam në gjendje të bëj një radhitje të rëndësisë apo të fillesës! Në fund të fundit çdo formë e komunikimit ka përparësitë dhe mangësitë, të cilat njeriu i krijonte spontanisht si një domosdoshmëri jetësore! Përmes artit , jo vetëm si argëtim, njeriu po fillonte të përsoste komunikimin me mjetet më të zgjuara! Disa syresh kanë arritur në perfeksion, si psh kinemaja që i përzjeu gjithë llojet e artit!


Mevlan Shanaj, regjisor

Fjalën të thënë tashmë më të sofistikuar nga shkrimet si për filosofinë, përrallën prozën në mënyrë të pandalshme poezinë, muzikën, baletin, lëvizjen animacionin deri te pafundësitë e shprehjeve artistike, të cilat nuk kanë limite apo receta, shprehjet artistike janë liritë më të mëdha njerëzore. Arti vazhdon të prodhojë ëndrra lirie! Në se shikojmë cirkun, jam i çuditur se si gjithë jetës perfeksionojnë një numur të kufizuar të specialiteteve!

Piktorët pa zhurmë luajnë me ngjyrat! Muzikantët me 7 nota krijonë pafundësi tingujsh melodi të transferuara për njeriun artdashës përmes instrumentave të ndryshme, ndoshta rreth 50 instrumenta, apo vokaleve deri në shprehje të mendimit në një kohë disa karaktere si në opera!!!

Në jetë apo teatër, kjo gjë nuk ndodh! Shprehjet me përdorimin e lëvizjeve trupore si baleti apo vallzimi vijnë në forma të ndryshme deri në marrëdhënie dramaturgjie!

I vetmi që është më tradicionali që nga krijimi dhe në vazhdim është arti i aktorit i cili ka përligjur fjalën si të parën dhe më të rëndësishmen në jetë! Dashuria, urrejta dy dukuritë bazike të jetës në përjetësi kanë ardhur dhe vijnë së pari me fjalën , si çelsin e hapjes së shpirtrave, të mendjes njerëzore!Fjala tashmë e kthyer si një mundësi jete apo lufte dhe këtë mundësi të shprehur në filosofi apo në artet e interpretimit na e sjellin aktorët!


“Mendimtari”, skulptor August Rodin (Francë)

Ndaj arti i aktorit është më komunikuesi krahasuar me artet e tjera! Në një far kuptimi, arti i aktorit është më i thjeshti në dukje ! Aktori me ndjesi të veçantë vrojton jetën, karakteret, ose imiton ose transformohet duke vënë në shërbim të krijimit transformimin e brendshëm të instrumentit më të padukshëm!

Aktori operon me shpirtin e tij! Çdo artist tjetër e ka mjetin e tij të prekshëm! Ka një objekt të dukshëm në dorë të krijuesit! Kështu piktori, instrumentisti apo balerini! Aktori instrumentin e tij të padukshëm, ka shpirtin apo psichikën të cilat në bazë të përvojës jetësore , i vë në shërbim të krijimit artistik, rikrijon botën duke vënë vrojtimin ushtrimin kërkimin, selektimin në një sprovë te përjetshme ndryshimi!

Dhuntia e aktorëve të mëdhenj është një dëshmi e forcës së fjalës , që me zemrën, trurin, trupin , fjalën, gjakun, bëjnë adhurimin e përjetshëm! Aktorët e ndjejnë këtë ” dhuratë” nga kontaktet me njeriun në çdo mjedis! Profesioni u ka dhënë mundësi të bëjnë jetë të vëzhguar! Krijimet e karaktereve të aktorit, të cilat ai i tregon në skenë dhe ekran në vazhdimësi duke bërë ndryshim nga roli në rol përmes fjalës bëhet si destiluesi i bëmave njerëzore, që nga mushti i shpirtit na jep rakinë apo verën që shikuesi i mirë di ti shijojë përmes fjalës së transformuar artistikisht!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri në mbajtjen gjallë të jetës!

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…