Prokurimi publik, Spiropali: Inteligjencë artificiale dhe automatizim i proceseve

Propozimi për ndryshime në këtë ligj vjen në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit me dy direktiva të BE


Në drejtimin e zëvendëskryetares Etilda Gjonaj, komisioni për Çështjet Europiane zhvilloi mbledhjen e radhës online, në platformën “Zoom”, ku shqyrtoi disa projektligje të rëndësishme.

Për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.162/2020, “Për Prokurimin Publik””, ku e ftuar ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Elira Kokona këshilltare e jashtme pranë Kryeministrit dhe Reida Kashta drejtore e APP.

Në fjalën e saj në prezantim të këtij projektligji, ministrja Spiropali u shpreh se propozimi për ndryshime në këtë ligj vjen në kuadër të procesit të integrimit, ku konkretisht synohet përafrimi i legjislacionit me dy direktiva të BE, si edhe ne kuadër të angazhimeve të marra në takimin dypalësh për kapitullin 5 për “Prokurimin publik”, të zhvilluar në Bruksel.

“Këto ndryshime vijnë për të adresuar problematikat e dala gjatë zbatimit të ligjit në praktikë, të lidhura kryesisht me organizimin e kuadrit institucional, zhvillimit teknologjik të aspekteve të ndryshme të procesit të prokurimit, duke futur konceptin e inteligjencës artificiale dhe automatizimit të proceseve në sistemin e prokurimit elektronik, e ndërveprimin e këtij të fundit me sisteme të reja”, theksoi ministrja Spiropali.

Relatorja e çështjes, Pranvera Resulaj, tha se, nevoja për hartimin e këtij projektligji erdhi si rezultat i domosdoshmërisë së përmirësimit të kuadrit legjislativ për prokurimin publik, duke analizuar problematikat e dala gjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë nga autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë dhe organet audituese, me qëllim lehtësimin e procesit të prokurimit, por edhe duke synuar përafrimin e mëtejshëm të ligjit me direktivat e BE-së.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Mbledhja e komisionit vazhdoi me shqyrtimin e projektligjit “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (INTERREG VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027”.

Të ftuar ishin përfaqësues nga SASPAC, drejtori i drejtorisë së Konvergjencës dhe Kohezionit me BE, Altin Zeqo, dhe Arbër Qystri, drejtor i drejtorisë së Bashkërendimit të Ndihmës së Huaj.

Zeqo në prezantim të projektligjit, në fjalën e tij nënvizoi se objektivi i përgjithshëm i programit është promovimi i rritjes ekonomike dhe intensifikimi i bashkëpunimit në zonën e Adriatikut Jugor, duke zbatuar veprime të përbashkëta ndërmjet aktorëve institucionalë dhe jofitimprurës kombëtarë e rajonalë dhe duke nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Relatori i projektligjit, deputeti Etjen Xhafaj, u shpreh se, është një bashkëpunim që promovon zhvillimin e gjerë të turizmit, zonat e gjelbra dhe zonat më sociale, më bashkëpunuese dhe më bashkëpunuese mes njëri-tjetrit. Projektligji nuk synon përafrimin me ndonjë acquis të Bashkimit Evropian.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Po ashtu, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi edhe projektligjin “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027”.

(Marrë nga ATSH)

Peng Liyuan dhe bashkëshortja e presidentit hungarez vizitojnë Pallatin Budavari

Bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, u ftua të vizitojë Pallatin Budavari në Budapest me bashkëshorten e presidentit…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Peng Liyuan dhe bashkëshortja e presidentit hungarez vizitojnë Pallatin Budavari

Bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, u ftua të vizitojë Pallatin Budavari në Budapest me bashkëshorten e presidentit…