Shqipëria mbyll sot Kapitullin 20 të negociatave, Rama: Një tjetër hap drejt BE-së

Në Luksemburg do të zhvillohet sot Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” ku do të marrë pjesë Kryeministri Edi Rama.


Në Luksemburg do të zhvillohet sot Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” ku do të marrë pjesë Kryeministri Edi Rama.

Rama shprehet se “Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të anëtarësimit në BE”.

Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrisë, në orën 16:40 do të jetë nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave dhe në 16:50 do bëhet fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe ministrit irlandez, Thomas Byrne.

Në orën 17:00 mbahet hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE do përfundojë në orën 17:45 dhe do të vijohet me konferencën për shtyp të Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin Byrne.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi një ditë më parë se zgjerimi i BE-së po ecën në rrugën e duhur dhe Brukseli po u përgjigjet vendeve që po përmbushin reformat.

“Pas vendimit të shteteve anëtare, tashmë kemi perspektivën e mbajtjes së katër konferencave ndërqeveritare me Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Kjo është një shenjë e qartë se procesi i zgjerimit po ecën përpara. Vendet që kryesojnë këtë proces po përmbushin detyrimet e tyre dhe ne po bëjmë pjesën tonë”, ka deklaruar Kos.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbledhja vjetore me FMN dhe BB, Sejko takon përfaqësuesit e JP Morgan

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të JP Morgan, në kuadër të pjesëmarrjes në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbledhja vjetore me FMN dhe BB, Sejko takon përfaqësuesit e JP Morgan

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të JP Morgan, në kuadër të pjesëmarrjes në…