Salla në sipërmarrjen e bimëve medicinale në Bradashesh: Garancia Sovrane, mbështetje për zgjerimin e aktivitetit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi në Bradashesh të Elbasanit sipërmarrjen familjare “Çela Herbal”, e cila prej më shumë se 30 vitesh merret me grumbullimin dhe tregtimin e bimëve medicinale


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi në Bradashesh të Elbasanit sipërmarrjen familjare “Çela Herbal”, e cila prej më shumë se 30 vitesh merret me grumbullimin dhe tregtimin e bimëve medicinale, duke bashkëpunuar me rreth 400 fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe duke eksportuar rreth 400 tonë produkte në vit, kryesisht drejt tregjeve europiane.

Gjatë vizitës, Salla u njoh nga afër me aktivitetin e sipërmarrjes së drejtuar nga Aleksandër Çela, e cila grumbullon mbi 100 lloje bimësh medicinale dhe aromatike, me destinacione eksporti si Gjermania, Polonia, Italia, Franca dhe Greqia.
Në fokus të bashkëbisedimit ishte mbështetja financiare për zgjerimin e aktivitetit, investimet në makineri dhe teknologji të reja, si dhe përfitimet e fermerëve nga skema e kompensimit 10% të faturave të shitjes.

“Garancia Sovrane është në mbështetjen tuaj. Pikërisht biznesin që ju keni e mbulon shumë mirë për makineritë dhe ju dyfishoni të gjithë sipërmarrjen tuaj. Është deri në një shumë prej 2 milionë eurosh, me një garanci të shtetit, me një përqindje 2 deri në 3%”, u shpreh Ministri Salla, duke prezantuar mundësitë e financimit përmes Kredisë së Butë me Garancinë Sovrane.
Salla theksoi gjithashtu se institucionet janë në dispozicion të sipërmarrjeve për t’i orientuar dhe asistuar gjatë procesit të aplikimit.

“Nëse do t’ju duhet ndihmë, ne jemi të gatshëm t’ju asistojmë për të gjitha procedurat që nevojiten, në mënyrë që të mos keni problematika në dokumentacion apo në procedurat që do të ndiqen për të përfituar nga Garancia Sovrane”, tha Salla.

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte kompensimi 10% i faturave të shitjes për fermerët që furnizojnë sipërmarrjen me bimë medicinale. Ai vlerësoi bashkëpunimin me fermerët dhe praktikën e lëshimit të autofaturave, e cila u mundëson atyre të përfitojnë nga mbështetja shtetërore.

“Përveç pagesës që kryeni ju, edhe shteti jep 10% për çdo faturë. Kjo ka rëndësi, sepse deri tani, sipas të dhënave të tatimeve, ka kaluar 14 milionë euro në gjashtëmujorin e parë”, u shpreh ministri.

Nga ana e tij, Çela konfirmoi interesin për zgjerimin e aktivitetit dhe përfitimet që kompensimi 10% u ka sjellë fermerëve bashkëpunëtorë, duke theksuar se kjo mbështetje i nxit ata të rrisin prodhimin dhe të vijojnë furnizimin e sipërmarrjes me lëndë të parë.

Në përfundim të vizitës, ministri ritheksoi angazhimin për të mbështetur sipërmarrjet që investojnë në përpunimin dhe eksportin e produkteve shqiptare, duke krijuar njëkohësisht më shumë mundësi ekonomike për fermerët.

“Duam që ju të punoni dhe ta dyfishoni punën tuaj, së bashku me 400 fermerët që keni në të gjithë Shqipërinë”, përfundoi Salla.

Burimi ATSH

Mbledhja vjetore me FMN dhe BB, Sejko takon përfaqësuesit e JP Morgan

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të JP Morgan, në kuadër të pjesëmarrjes në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbledhja vjetore me FMN dhe BB, Sejko takon përfaqësuesit e JP Morgan

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të JP Morgan, në kuadër të pjesëmarrjes në…