Shqipëri–Itali, marrëveshje bashkëpunimi mes bibliotekave kombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera: Bashkëpunimi mes dy institucioneve nisi në vitin 2024, me një ekspozitë kushtuar Venecias


Biblioteka Kombëtare nënshkroi sot marrëveshje me Bibliotekën Kombëtare Qendrore të Firences, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera rikujtoi se bashkëpunimi mes dy institucioneve nisi në vitin 2024, me një ekspozitë kushtuar Venecias, e cila prezantoi libra antikë, të botuar në këtë qytet dhe të ruajtur në Qendrën “Sotir Kolea”.

Marrëveshja e re synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e formimit profesional, kërkimit shkencor dhe promovimit të trashëgimisë bibliotekare e dokumentare.

Përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, si dhe zhvillimit të metodologjive e teknologjive inovative, ajo pritet të krijojë mundësi të reja për ruajtjen dhe vlerësimin e fondit të pasur të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë. Faza e parë parashikon një program trajnimi disajavor për tre specialistë të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Sipas Ruggera-s, synimi është që bashkëpunimi të vijojë edhe në të ardhmen, përmes sigurimit të fondeve dhe mundësive të reja për trajnime, organizimin e ekspozitave të përbashkëta dhe realizimin e projekteve të restaurimit.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet restaurimit të librave antikë, të cilët përbëjnë një pasuri të çmuar dokumentare dhe ruajnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë të dijes. Në këtë drejtim, shkëmbimi i ekspertizës me institucionet italiane pritet të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve profesionale për mbrojtjen dhe konservimin e këtyre koleksioneve.

Ndërkohë, fondi i pasur i Bibliotekës Kombëtare pritet të ketë së shpejti edhe një hapësirë të re, me përfundimin e ndërtesës së re të institucionit. Ky zhvillim, së bashku me bashkëpunimin e zgjeruar me partnerët italianë, krijon mundësi të reja për ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë bibliotekare dhe dokumentare për brezat e ardhshëm.

Burimi ATSH

Shqipëri–Itali, marrëveshje bashkëpunimi mes bibliotekave kombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera: Bashkëpunimi mes dy institucioneve nisi në vitin 2024, me një ekspozitë kushtuar…

Global 360

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar homologen e tij nga Kosova, Justina Shiroka – Pula për marrjen e…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri–Itali, marrëveshje bashkëpunimi mes bibliotekave kombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera: Bashkëpunimi mes dy institucioneve nisi në vitin 2024, me një ekspozitë kushtuar…