Mbledhja vjetore me FMN dhe BB, Sejko takon përfaqësuesit e JP Morgan
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të JP Morgan, në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet Vjetore 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore që mbahet në Uashington DC, SHBA.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet, temat aktuale që lidhen me sektorin publik, si dhe ecuria e bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe JP Morgan, që është një nga institucionet financiare më të mëdha në botë, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Guvernatori Sejko po merr pjesë në Mbledhjet Vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, që zhvillohen në datat 12–18 tetor 2026.
Burimi ATSH