Margariti: Shqipëria, pjesë e ekspozitës “First Kings of Europe” në SHBA dhe Kanada!

Objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria janë bërë pjesë e një ekspozite ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada

Shqipëria do të jetë pjesë e “First Kings of Europe”!

Lajmin e dha ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila shkroi në rrjete sociale se, “objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria janë bërë pjesë e një ekspozite ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada”.

?? Edhe Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”!
Objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria janë bërë pjesë e…

Posted by Elva Margariti on Tuesday, March 28, 2023

Margariti bëri të ditur se, mes një mozaiku të jashtëzakonshëm me objekte të 25 institucioneve nga 11 vende të Europës Juglindore do të jenë edhe 17 artefakte, që datojnë prej 4500 vjet më parë deri në 2400 vjet më parë, zbuluar nga varreza të ndryshme tumulare të gërmuara në gjithë territorin shqiptar.’

“Janë objekte nga fondet e Institutit të Arkeologjisë dhe koleksioni i Muzeut Arkeologjik në Tiranë, të cilat janë bërë pjesë e ekspozitës lëvizëse në Amerikën e Veriut, organizuar nga një prej muzeve më të mëdhenj në SHBA, Field Museum of Natural History, në Chicago-SHBA”, tha ajo.

“Një dëshmi mbi jetën politike e sociale në trojet tona në kohërat e “Mbretërve të parë të Europës””, u shpreh Margariti.

Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste do të zhvillojë nesër një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste do të zhvillojë nesër një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe…