Hoxha me shqiptarët në Greqi: Integrimi europian kërkon kontributin e të gjithëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nisi vizitën e tij të punës në Greqi me një takim me komunitetin shqiptar, përfaqësues të shoqatave, mësues, të rinj e sipërmarrës shqiptarë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nisi vizitën e tij të punës në Greqi me një takim me komunitetin shqiptar, përfaqësues të shoqatave, mësues, të rinj e sipërmarrës shqiptarë.

Takimi u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në kuadër të festimeve të 114-vjetorit të Pavarësisë.

Hoxha deklaroi përpara komunitetit shqiptar se “shqiptaria nuk kufizohet me kufijtë tanë gjeografikë, ajo është dhe gjallon kudo ku një shqiptar jeton, punon, krijon, ndërton dhe kontribuon.”

Sot, sipas tij, diaspora jonë është sot gjithnjë e më e lidhur me atdheun, jo vetëm përmes emocioneve, rrënjëve, kujtesës, kulturës dhe gjuhës, por edhe përmes mbrojtjes së të drejtave, zgjerimit të mundësive, bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.

Për Ministrin e Jashtëm, e ardhmja europiane e Shqipërisë kërkon kontributin e të gjithëve.

“Ajo ka nevojë edhe për energjinë, dijen, përvojën dhe potencialin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Kjo ishte ftesa jonë në Samitin IV-t të Diasporës. Kjo është dhe mbetet ftesa jonë.

Në këtë rrugëtim, diaspora nuk është thjesht në krah të Shqipërisë. Ajo është një urë e fuqishme mes atdheut dhe vendeve ku shqiptarët jetojnë, krijojnë dhe lënë gjurmë. Diaspora është pjesë e gjallë e Shqipërisë. Është atdheu ynë përtej kufijve”, deklaroi Hoxha.

Burimi ATSH

Hoxha me shqiptarët në Greqi: Integrimi europian kërkon kontributin e të gjithëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nisi vizitën e tij të punës në Greqi me një takim…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha me shqiptarët në Greqi: Integrimi europian kërkon kontributin e të gjithëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nisi vizitën e tij të punës në Greqi me një takim…