
Dita e Alfabetit, Rama: Nën hijeshinë e më të bukurave germa jeton kujtesa e kombit tonë
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.
Në një postim në rrjetet sociale Rama tha e cilësoi Ditën e Alfabetit, si ditën e më të bukurave germa, nën hijeshinë e të cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja.
Kreu i qeverisë për të përkujtuar këtë ditë ndau edhe pamje nga Muzeu i Arsimit në Korçë, i cili ndodhet në godinën historike ku më 7 mars 1887 u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe.
E ndërtuar rreth 150 vite më parë, godina ishte shtëpia e patriotit korçar Diamanti Tërpo, i cili e dhuroi atë për hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe. Hapja e Mësonjëtores shënoi një moment historik në përpjekjet për arsimimin dhe emancipimin kombëtar të shqiptarëve.
Sot, muzeu dokumenton rrugëtimin e gjuhës dhe të arsimit shqip, duke prezantuar dokumente, botime, tekste shkollore dhe materiale me vlera historike.
Sot, 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.
Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908. Ai vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX.
BUrimi ATSH


















