
Samiti i Shenzhenit nuk ngjan me Jaltën
Në 19 nëntorin e shkuar u mblodhën në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës, presidenti amerikan, Donald Trump, presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Ngjarja u shënua si një akt historik, sepse ky takim ishte i pari i organizuar midis tri fuqive të mëdha të botës.

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi
Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore
Në 19 nëntorin e shkuar u mblodhën në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës, presidenti amerikan, Donald Trump, presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Ngjarja u shënua si një akt historik, sepse ky takim ishte i pari i organizuar midis tri fuqive të mëdha të botës. Nikoqir i samitit ishte presidenti i Kinës, Xi, i cili luajti rolin kryesor në agjendën e bisedimeve dhe në organizimin e suksesshëm të samitit. Gjestet e tij politike si dhe deklarata e përbashkët shënojnë një ngjarje, për të cilën të gjithë pajtohen se shkon në drejtim të paqes dhe sigurisë globale, parime të cilat i mbron me vendosmëri Republika Popullore e Kinës.
Shenzheni ishte në vëmendjen e gjithë njerëzimit dhe jehona e tij vazhdon ende. Samiti madje u krahasua me takimin e Jaltës të shkurtit 1945, kur ende nuk kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore, takim në të cilin tri Fuqitë e Mëdha të asaj kohe, SHBA-të, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe, morën vendimet historike të rendit të ri botëror të pas asaj lufte. Ishin askohe Rusvelti, Stalini dhe Çurçilli, ata të cilët shënuan në harta e jashtë tyre Europën e botën e pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe modelin e rendit të ri që po vinte. Por a është rasti që takimin e Shenzhenit ta krahasojmë me atë të Jaltës?! Besoj se më së shumti krahasimi i shkon Konferencës së Teheranit të vitit 1942, mbajtur në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në kryeqytetin iranian.

Më 19 nëntor, u takuan në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës, presidenti i Kin;ë, Xi Jinping, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin./Foto nga Xinhua
Edhe në Teheran tre udhëheqësit e botës së atëhershme, Rusvelt, Stalin dhe Çurçill, vendosën disa parime të përgjithshme të rendit të pas-Luftës së Dytë Botërore, si p.sh. krijimin e një fronti anti-nazist në veri të Francës, përcaktimin e një rendi të ri botëror me parapëlqimin për ndarjen e Gjermanisë dhe përfshirjen e aleancës në luftë kundër Japonisë. Deklarata e Shenzhenit në Kinë i ngjan pak a shumë këtij formati dhe jo Konferencës së Jaltës, e cila vazhdoi shumë ditë me diskutime dhe marrjen e vendimeve konkrete të rendit botëror. Kjo do të thotë se Samiti i Shenzhenit ishte vetëm nisja e punës për të përfunduar deri te marrja e vendimeve për një rend të ri botëror. Dhe në të ardhmen do të shohim një Konferencë të Re disa ditore, ku do të mblidhen jo vetëm tri Fuqitë kryesore të kohës së sotme, por edhe Fuqi të tjera kontinentale ose rajonale.
Por le të kthehemi te Samiti i Shenzhenit. Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, u shpreh aty se “Tani po ndodhin ndryshime të tilla që nuk i kemi parë prej 100 vjetësh dhe jemi ne ata që po i nxisim së bashku”. Pra se ka nisur një erë e re e rendit botëror. Se e shkuara duhet revokuar dhe në vend të saj të ndërtohet një botë e re. Thelbi i kësaj bote duket se do të jetë rritja e autoritetit të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit, por edhe ndryshimi ose forcimi i dosa rregullave të sjelljes në raportet midis shteteve. Është për të besuar se Xi foli për parashikimin e vendimeve për sigurinë e paqen globale.
Takimi Trump-Xi dhe Putin u zhvillua në kuadër të Takimit të 33-të të Azi-Paqësorit, një organizatë kjo rajonale e kontinentale, që përfshin shumicën e popullsisë së botës. Kontributet e Republikës Popullore të Kinës për organizatën e APEC shprehin në fakt orientimin e saj për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në kontinentin Aziatik dhe vendet e Paqësorit. Këto kontribute u shprehën në fjalimin e presidentit Xi, nga ku kuptojmë se që të jesh i besueshëm në përpjekjet për paqen globale, do të duhet të bëhesh i tillë në marrëdhënie me fqinjët dhe botën më të afërt që të rrethon. Samiti i APEC u shfrytëzua për takimin e tre të mëdhenjve të botës jo thjesht për të shfrytëzuar vendin dhe kohën, por edhe si model për ndërtimin e superstrukturës së re globale.
Këto përpjekje u shpreh gjithashtu Deklarata e Përbashkët e tre liderëve në takim. Deklarata përmban në fakt pikërisht atë që parapëlqen Pekini, forcimin e rolit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin global dhe vendosjen e disa rregullave të reja për këtë. Duket qartë se të tri këto Fuqi të Mëdha duan ta shfrytëzojnë konfliktin në Ukrainë dhe atë në Lindjen e Mesme, përfshirë luftën në Iran, për të imponuar një rend të tillë, ku pesha e vendimmarrjes dhe autoriteti i OKB-së dhe një Këshilli të Sigurimit të reformuar të jenë të imponueshëm jo vetëm për vendet e vogla e të mesme, por edhe për vendet e mëdha, jo vetëm për vendet e dobëta e të pazhvilluara, por edhe për vendet e fuqishme dhe të zhvilluara.

Më 19 nëntor, u takuan në Shenzhen të Republikës Popullore të Kinës tre liderët kryesorë të botës, presidenti i Kin;ë, Xi Jinping, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin./Foto nga Xinhua
Por si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen? A do të ketë një Jaltë të Re pas Shenzhenit? Dhe a do të jenë vetëm këto tri Fuqi të Mëdha ato që do të marrin vendimet e rregullit të ri botëror? Ne do të shohim se çfarë do të prodhojnë ngjarjet e së ardhmes së afërt. Por Samiti Tri-Palësh SHBA-Kinë-Rusi duket se është vetëm fillimi i ndërtimit të një bote të re. Duhet të shpresojmë se nga ky moment e deri në marrjen e vendimeve përfundimtare bota nuk do të zhytet në konflikte të reja e më të thella se këto ekzistueset. Konflikti në Ukrainë dhe ai në Lindjen e Mesme dhe me Iranin janë dy pikat më nevralgjike të këtyre konflikteve. Historia ka dëshmuar se në periudha të tilla palët në konflikt e rrisin presionin ndaj njëra-tjetrës me qëllim që të ketë një realitet të pakontestuar në terren. Në rastin e konflikteve të sotme duhet pritur edhe kjo, por ndoshta ngushëllon fakti se aktorët e këtyre konflikteve (Rusia në Ukrainë dhe SHBA-të në Iran) do të përmbahen në përpjekjet e tyre kundër palëve kundërshtare.
Me rëndësi është që palët në konflikt të pajtohen me zgjidhjet përkatëse. Sepse çdo zgjidhje e imponuar, qoftë edhe nga Fuqitë e Mëdha, është parapërgatitje për një konflikt të ri. Republika Popullore e Kinës e ka proklamuar qëndrimin e saj në favor të së drejtës së çdo populli e shteti, pavarësisht nga madhësia e territorit dhe numri i popullsisë që kanë. Kjo jep shpresë se rendi i ri botëror do të bazohet në drejtësinë dhe ekulibrin ndërkombëtar. Balanca që do të vendoset sot do të duhet të shërbejë për një qëndrueshmëri të paqes, sigurisë globale dhe stabilitetit ndërkombëtar!
Burimi CGTN

















