
Shqipëria dhe Azerbajxhani: Dialog që krijon mundësi, partneritet që ndërton të ardhmen.
Ambasadori i Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, takim me Mammad Talibov, Drejtor i Departamentit të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit.

Ambasadori i Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, u takua me Mammad Talibov, Drejtor i Departamentit të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit.
Takimi rikonfirmon rëndësinë e dialogut diplomatik dhe të kontakteve të rregullta institucionale në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, Shqipëria dhe Azerbajxhani krijojnë hapësira për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi dhe për t’i dhënë një dimension më të gjerë partneritetit të tyre.



















