Spahiu në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër: Zgjerim i aksesit në shërbime cilësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, me fokus zgjerimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për të moshuarit.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, me fokus zgjerimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për të moshuarit.

Gjatë vizitës, Spahiu u njoh me shërbimet që ofrohen në këtë institucion, pjesë e Shërbimit Social Shtetëror, ku të moshuarit përfitojnë kujdes shëndetësor dhe social, fizioterapi, shërbime dentare dhe kontrolle periodike.

Spahiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me shërbimet stomatologjike për të përcaktuar nevojat konkrete të të moshuarve, përfshirë vendosjen e protezave dentare, mbushjet dhe ndërhyrjet e tjera të nevojshme.

Ajo nënvizoi gjithashtu se identifikimi i personave të moshuar që jetojnë vetëm dhe nuk kanë mbështetje familjare duhet të shoqërohet me ndërhyrje konkrete nga shërbimet sociale, në mënyrë që ata të mos mbeten pa përkujdesje.

“Kur punonjësit socialë identifikojnë një person që është vetëm, nuk ka asnjë njeri pranë dhe ka nevojë për mbështetje, nuk duhet të mbetemi vetëm te identifikimi, por duhet të komunikojmë me shërbimin social, në mënyrë që ky person të marrë ndihmën e nevojshme”, u shpreh Spahiu.

Ministrja Spahiu vuri në dukje se kërkesat për mbështetje sociale janë të shumta dhe lidhen me problematika të ndryshme, ndërsa theksoi nevojën për të gjetur zgjidhje dhe për të forcuar shërbimet në komunitet.

Sipas Spahiut, krahas shërbimeve rezidenciale, është e rëndësishme të zhvillohen edhe forma të tjera mbështetjeje për të moshuarit që kanë nevojë për përkujdesje, por që mund të qëndrojnë në mjedisin e tyre, duke garantuar një mbështetje të vazhdueshme për personat më të cenueshëm.

Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër ofron shërbime rezidenciale që prej vitit 1994, ndërsa në vitin 2018 iu nënshtrua rikonstruksionit, duke krijuar kushte më të mira dhe bashkëkohore për përkujdesjen ndaj të moshuarve.

Burimi ATSH

Mbledhja vjetore me FMN dhe BB, Sejko takon përfaqësuesit e JP Morgan

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të JP Morgan, në kuadër të pjesëmarrjes në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbledhja vjetore me FMN dhe BB, Sejko takon përfaqësuesit e JP Morgan

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të JP Morgan, në kuadër të pjesëmarrjes në…