
Takimi Rama-Wendt, ambasada e SHBA: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit të organizuar
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, u takua sot me kryeministrin Edi Rama

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, u takua sot me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane thekson se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.
“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”, shkruan ambasada amerikane.
Eric Wendt nisi zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, më 26 shtator, pasi i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Marrë nga ATSH


















