
Jaupaj në Bruksel: Shqipëria avancon në përafrimin me standardet europiane për mjedisin
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se gjatë një takimi në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall, u prezantua progresi i bërë dhe puna që vijon në kuadër të Kapitullit 27 – “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”.

Shqipëria po vijon punën për përafrimin e standardeve mjedisore me ato të Bashkimit Evropian, me fokus reformat, investimet dhe forcimin e kuadrit mjedisor.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se gjatë një takimi në Bruksel me Komisioneren Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall, u prezantua progresi i bërë dhe puna që vijon në kuadër të Kapitullit 27 – “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”.
“Një vit punë për ta çuar Shqipërinë më pranë standardeve europiane për mjedisin”, u shpreh Jaupaj, duke theksuar se reformat dhe investimet në këtë fushë synojnë rezultate konkrete dhe përafrimin gradual me Bashkimin Evropian.
Kapitulli 27 përfshin politikat dhe standardet europiane për mbrojtjen e mjedisit, ndryshimet klimatike dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve.
Sipas ministrit, forcimi i standardeve mjedisore mbetet pjesë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Burimi ATSH



















