Festa e Koranit në Pogradec, hidhen 2 milionë rasate në liqenin e Ohrit

Hedhja e rasatit u zhvillua në kuadër të Festës së Koranit, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Pogradecit dhe që ndërthur promovimin e biodiversitetit, traditës së peshkimit dhe gastronomisë lokale.


Dy milionë rasate të koranit janë hedhur këtë fundjavë në liqenin e Ohrit, në Pogradec, në kuadër të nismave për pasurimin e faunës ujore dhe mbrojtjen e kësaj specieje endemike me rëndësi të veçantë për ekosistemin dhe ekonominë e zonës.

Hedhja e rasatit u zhvillua në kuadër të Festës së Koranit, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Pogradecit dhe që ndërthur promovimin e biodiversitetit, traditës së peshkimit dhe gastronomisë lokale.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, deklaroi se këtë vit në ujërat e liqenit kemi hedhur 2 milionë rasate korani, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit të kësaj nisme edhe në të ardhmen.

Jaupllari u shpreh se synohet gjithashtu që pala e Maqedonisë së Veriut të vijojë me hedhjen e rasateve të peshqve të veçantë të ujërave liqenore të Ohrit, në funksion të mbrojtjes dhe pasurimit të biodiversitetit të liqenit që shtrihet mes dy vendeve.

Bashkia Pogradec ndau momente nga aktivitetet e organizuara në kuadër të Festës së Koranit, ku përfaqësues të shoqatës së peshkimit në Pogradec u shprehën optimizëm për rezultatet e kësaj nisme, duke theksuar se hedhja e rasatit ka dhënë efekte pozitive në shtimin e koranit. Sipas tyre, kjo është reflektuar edhe në rritjen e zënies së peshkut nga viti në vit, me koranin që po shënon një tendencë në rritje.

Në kuadër të festës, në shëtitoren buzë liqenit u promovua edhe gastronomia tradicionale e Pogradecit. Restorantet dhe shefat e kuzhinës prezantuan për vizitorët e shumtë që kanë mbushur Pogradecin në këtë sezon veror, gatime të ndryshme me produkte të zonës, me tavën e koranit që vijon të mbetet ndër gatimet më të kërkuara nga turistët e qytetit liqenor.

Në sheshin kryesor të Pogradecit, ku u organizua edhe panairi tradicional, kuzhinierë dhe amvisa prezantuan gatime të ndryshme tradicionale me bazë koranin, duke e kthyer aktivitetin në një festë të gastronomisë, traditës dhe identitetit të qytetit, ndërsa festa vijoj me shfaqe të spektaklit artistik ku performuan këngëtar të njohur dhe u shfaq spektakël me drita dhe muzikë të zgjedhur.

Festa e Koranit synon të promovojë njëkohësisht mbrojtjen e pasurisë natyrore të liqenit të Ohrit, ruajtjen e koranit dhe zhvillimin e turizmit gastronomik në Pogradec.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnje: Të mos harrojmë, kujtesa përgjegjësi për të ardhmen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi viktimat e internimit nga regjimi komunist në Lushnje, nga ku bëri thirrje për ruajtje…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnje: Të mos harrojmë, kujtesa përgjegjësi për të ardhmen

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi viktimat e internimit nga regjimi komunist në Lushnje, nga ku bëri thirrje për ruajtje…