Kinës po shndërrohet në një pol global të rëndësishëm të rritjes te shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike

Pavarësisht një mjedisi të jashtëm të trazuar dhe të pasigurt, ekonomia e Kinës ka ruajtur performance të qëndrueshme, duke u kthyer në një spirancë stabilizuese për zhvillimin global.


Nga Prof.Dr. Petraq Milo

Punëtorët janë të zënë në një repart prodhimi të një kompanie pajisjesh inxhinierike teknologjike, në Zonën e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik të Guiyang-ut, në provincën Guizhou, Kinë, më 13 tetor 2026. /VCG

Pavarësisht një mjedisi të jashtëm të trazuar dhe të pasigurt, ekonomia e Kinës ka ruajtur performance të qëndrueshme, duke u kthyer në një spirancë stabilizuese për zhvillimin global. Ekonomia e Kinës po kalon një tranzicion të qëndrueshëm të nxitur nga inovacioni, inteligjenca artificiale, prodhimi i përparuar dhe energjia e gjelbër. Investitorët e huaj po e zhvendosin fokusin e tyre nga platformat e internetit dhe tregtia elektronike, te gjysmëpërçuesit, inteligjenca artificiale, robotika, prodhimi i përparuar, zinxhirët e furnizimit me energji të re dhe automatizimi. Prodhimi dhe furnizimi vazhdojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme, punësimi dhe çmimet janë përgjithësisht të qëndrueshme, tregtia e jashtme tregoi një rritje të shpejtë dhe faktorët e rinj të rritjes luajtën një rol më të fortë mbështetës.

Në periudhën tetëmujore, prodhimi industrial u përshpejtua, ndërsa prodhimi i pajisjeve dhe prodhimi i teknologjisë së lartë shënuan rritje të shpejtë. Vlera e shtuar totale e ndërmarrjeve industriale u rrit me 5,2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e shtuar në industrinë nxjerrëse ra me 1,4 për qind ; në industrinë përpunuese u rrit me 6,1 për qind; ndërsa në sektorin e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, energji termike, gaz dhe ujë, u rrit me 4,9 përqind. Vlera e shtuar e prodhimit të pajisjeve u rrit me 12,1 përqind, ndërsa ajo e prodhimit të teknologjisë së lartë u rrit me 16,7 përqind. Sa u përket produkteve, prodhimi i baterive litium-jon, robotëve industrialë dhe pajisjeve të printimit 3D u rrit përkatësisht me 57,2 përqind, 34,6 përqind dhe 29,9 përqind, krahasuar me vitin e kaluar.


Punëtorë industrialë riparojnë një anije të madhe të destinuar për eksport, në një kompani private riparimi anijesh në rrëzë të malit Chashan në Rongcheng, provinca Shandong, Kinë, 14 tetor 2026. /VCG

Indeksi i prodhimit të shërbimeve u rrit me 4,1 përqind. Sektori i transmetimit të informacionit, softuerëve dhe teknologjisë së informacionit; ai i shërbimeve të qirasë dhe shërbimeve për biznesin; si dhe ai i transportit, magazinimit dhe shërbimeve postare, shënuan rritje përkatësisht prej 9,6 përqind, 9,0 përqind dhe 4,8 përqind. Shitjet në treg u zgjeruan dhe shitjet me pakicë të shërbimeve shënuan rritje të shpejtë. Në tetë muajt e parë, shitjet totale me pakicë të mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2,5 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më konkretisht, shitjet me pakicë të shërbimeve u rritën me 4,9 përqind, ndërsa shitjet e mallrave u rritën me 1,0 përqind. Në tetë muajt e parë, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 32.756,9 miliardë juanë, një rritje prej 1,1 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm. Sipas zonave, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në zonat urbane arritën në 3.445,7 miliardë juanë, me rritje prej 0,2 përqind, ndërsa në zonat rurale arritën në 536,7 miliardë juanë me rritje prej 1,6 përqind.

Në tetë muajt e parë, investimet në asete fikse arritën në 29.309,2 miliardë juanë, një rënie prej 7,2 përqind, e krahasuar me vitin e mëparshëm ndikuar kryesisht nga rënia e investimeve në asete prej 4,2 përqind. Ndërsa investimet në produktet e pronësisë intelektuale u rritën me 9,2 përqind, dhe investimet në industrinë e teknologjisë së lartë u rritën me 5,2 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm. Investimet në shërbimet e informacionit, të gjitha mjetet dhe hapësirat e hapësirës ajrore, si dhe të komunikimit të tyre, duke u rritur përkatësisht me 22,7 përqind, 14,9 përqind dhe 6,9 përqind.

Importet dhe eksportet e mallrave u rritën me shpejtësi, ndërsa struktura tregtare vazhdoi të optimizohej. Në tetë muajt e parë, vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave arriti në 34 775,3 miliardë juanë, duke shënuar një rritje prej 17,6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Konkretisht, vlera totale e eksporteve ishte 20 165,8 miliardë juanë, një rritje prej 14,6 përqind. Vlera totale e importeve ishte 14 609,5 miliardë juanë, një rritje prej 22,0 përqind. Importet dhe eksportet me vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë” u rritën me 15,9 përqind.


Pajisjet e turbinave me erë, të destinuara për eksport, përgatiten për ngarkim në terminalin e kompanisë “Dongfang Port” në portin e Lianyungang-ut, në provincën Jiangsu, Kinë, më 13 tetor 2026. /VCG

Tregtia e jashtme e Kinës ruajti një vrull të mirë dhe gjatë muajit shtator, ku si eksportet ashtu edhe importet shënuan rritje të shpejtë. Në periudhën janar-shtator, vëllimi i përgjithshëm i importeve dhe eksporteve të vendit u rrit me 18,8 përqind krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 39,94 trilionë juan. Eksportet u rritën me 16,4 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm, duke arritur në 23,2 trilionë juanë, ndërsa importet u zgjeruan me 22,3 përqind, duke arritur në 16,74 trilionë juanë.

Norma e zgjerimit të tregtisë gjatë vitit 2026, u rrit nga 15,3 përqind në tremujorin e parë, në 18,3 përqind në tremujorin e dytë dhe në 22,3 përqind në tremujorin e tretë. Wang Jun, zëvendëskreu i Administratës së Përgjithshme të Doganave nënvizoi se: “të dhënat më të fundit ndërkombëtare tregojnë se një ritëm i tillë renditet ndër më të lartët mes ekonomive kryesore, dhe Kina mbetet fuqia më e madhe tregtare e mallrave në botë,” Tregtia e vendit me më shumë se 180 shtete dhe rajone u zgjerua. Tregtia me partnerët e tregtisë së lirë arriti në 19,55 trilionë juanë, një rritje prej 30 përqind, duke kontribuar me mbi 70 përqind në rritjen totale të tregtisë. Ndërkohë, tregtia me ekonomitë e tjera të APEC-ut u rrit me 23,9 përqind, duke arritur në 24,07 trilionë juanë. Tregtia me vendet e ASEAN-it u rrit me 22,7 përqind në 6,84 trilionë juanë; ajo me Bashkimin Evropian u rrit me 8,4 përqind në 4,78 trilionë juanë, ndërsa tregtia me Shtetet e Bashkuara u rrit me 4,1 përqind në 3,18 trilionë juanë. Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave , sektori i prodhimit të pajisjeve kontribuoi me pothuajse 90 përqind të rritjes së eksporteve, ndërsa mallrat e ndërmjetme përbënin më shumë se gjysmën e totalit të eksporteve, duke mbështetur zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit.

Kryeministri i Kinës Li Qiang, gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të 140-të të Panairit të Importit dhe të Eksportit të Kinës në Panairin e Kantonit, u angazhua se Kina do të vazhdojë të ndjekë zhvillimin me cilësi të lartë dhe të zgjerojë hapjen e mëtejshme për t’i dhënë më shumë vrull ekonomisë globale përmes veprimeve proaktive dhe pragmatike. Kina do të ndajë më shumë mundësi të tregut me botën e jashtme, duke zbatuar strategjinë e zgjerimit të kërkesës së brendshme dhe uljes së mëtejshme të pragjeve të hyrjes në treg të ndërmarrjeve të huaja. Kina do të zgjerojë bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë. Ajo do të thellojë integrimin e strategjive të zhvillimit me vendet e tjera, duke mbështetur ndërmarrjet kineze të bëjnë investime jashtë vendit. Në fjalën e tij, Kryeministri Li Qiang ka nënvizuar se: “Kina do ta mbështesë e palëkundur rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar duke mbështetur multilateralizmin, tregtinë e lirë, reformën e zhvillimin të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke punuar me të gjitha palët për të eksploruar dhe formuluar rregulla ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare të orientuara drejt së ardhmes, si dhe për të çuar përpara një globalizim ekonomik, …”

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Kinës po shndërrohet në një pol global të rëndësishëm të rritjes te shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike

Pavarësisht një mjedisi të jashtëm të trazuar dhe të pasigurt, ekonomia e Kinës ka ruajtur performance të qëndrueshme, duke u…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kinës po shndërrohet në një pol global të rëndësishëm të rritjes te shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike

Pavarësisht një mjedisi të jashtëm të trazuar dhe të pasigurt, ekonomia e Kinës ka ruajtur performance të qëndrueshme, duke u…