
Rama: “The Albanian Files”, i pari libër që trajtohet si provë krimi pas komunizmit
Libri “The Albanian Files” do të jetë së shpejti edhe në librarinë “Adrion” në kryeqytet

Libri “The Albanian Files” do të jetë së shpejti edhe në librarinë “Adrion” në kryeqytet.
Ndërsa informoi se ku mund të gjendet ky libër, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “The Albanian Files” sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi.
“Libri i mallkuar së shpejti në “Adrion”, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, u shpreh Rama.
Një grup qytetarësh, pjesë e protestës kundër investimit të planifikuar në zonën e Zvërnecit dorëzuan sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, librin “The Albanian Files”.
Sipas tyre, libri është “përmbledhje e krimeve të kryera nga kryeministri Edi Rama”. Qytetarët pretendojnë se libri “The Albanian Files”, përmban 523 projekte që shmangin konsultimin.
Marrë nga ATSH


















