Poli i Dijes në Korçë gati për studentët, kushte për formim akademik dhe profesional

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo përcolli në rrjetet sociale, pamje nga Poli i Dijes, kampusi i ri që do të ofrojë auditorë, laboratorë dhe bibliotekë, duke i dhënë studentëve mundësinë të bashkojnë teorinë me praktikën dhe të zhvillojnë kreativitetin e tyre.

Filo bëri të ditur se punimet për Polin e Dijes përfunduan dhe se ky investim i rëndësishëm i shtohet infrastrukturës arsimore të Korçës dhe që hap një kapitull të ri për arsimin dhe të rinjtë.

“Ky kampus modern është një hapësirë ku dija, praktika dhe inovacioni bashkohen për të krijuar më shumë mundësi formimi për të rinjtë. Me auditorë, laboratorë dhe bibliotekë të pajisur sipas standardeve bashkëkohore, Poli i Dijes ofron kushte të shkëlqyera për formimin akademik dhe profesional”, u shpreh Sotiraq Filo.

Arsimi konsiderohet si një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit afatgjatë të Korçës dhe investime të tilla janë investime të drejtpërdrejta në të ardhmen e qytetit. Përmes këtij projekti, Korça forcon më tej identitetin e saj si qytet i dijes, arsimit dhe mundësive për të rinjtë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo takon ambasadorin italian: Forcim i partneritetit strategjik

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë, Marco Alberti,

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo takon ambasadorin italian: Forcim i partneritetit strategjik

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë, Marco Alberti,