Ambasadori i Spanjës, vizitë pune në Shkodër dhe Lezhë

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, mori pjesë në një vizitë pune në Shkodër dhe Lezhë, të organizuar nga Zyra e Koordinatorit Rezident të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, në kuadër të projektit “LEAP”(Lifelong Empowerment and Protection in Albania).

Ky projekt financohet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku Spanja është kontribuuesi më i madh, dhe zbatohet me pjesëmarrjen e United Nations Development Programme – UNDP, UN Women, UNICEF dhe International Labour Organization, nën drejtimin e Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë vizitës u zhvilluan takime me kryetarin e bashkisë së Shkodrës dhe me përfitues të projektit, si në fushën e shërbimeve të kujdesit, ashtu edhe për promovimin e punësimit gjithëpërfshirës, veçanërisht për gratë.

Spanja, së bashku me Kombet e Bashkuara, mbetet e angazhuar për zhvillimin social gjithëpërfshirës në Shqipëri.

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia