Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, ku do të marrin pjesë edhe eurodeputetët e grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), Chiara Gemma dhe Cristian Terheș.

Gemma, e cila është nënkryetare e delegacionit të Parlamentit Evropian për Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, dhe Terheș do të jenë pjesë e takimit të njoftuar për të hënën dhe të martën në Tiranë.
Në njoftim, ECR e ka cilësuar Shqipërinë si një partner të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke iu referuar edhe anëtarësimit të vendit në NATO.
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri është mekanizëm i bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe zhvillon dy takime në vit, një në Shqipëri dhe një në Bruksel ose Strasburg. Në takimet e tij trajtohen çështje që lidhen me marrëdhëniet BE-Shqipëri, procesin e integrimit, shtetin e së drejtës, reformat, politikën e jashtme, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Takimi i 22-të i KPSA-së BE-Shqipëri është parashikuar të zhvillohet më 21-22 shtator në Tiranë.
Marrë nga ATSH