Ibrahimaj: 6 milionë euro për startup-et në 2027, krijohet fondi i inovacionit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në hapjen e Hackathon Sprint2Pilot, një nismë që bashkon të rinj nga universitete të ndryshme për të zhvilluar zgjidhje inovative


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në hapjen e Hackathon Sprint2Pilot, një nismë që bashkon të rinj nga universitete të ndryshme për të zhvilluar zgjidhje inovative ndaj sfidave konkrete në fusha të ndryshme, si shërbimet publike, shëndetësia, mjedisi dhe siguria kibernetike.

Në fjalën e saj Ibrahimaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së ideve të të rinjve dhe kthimit të tyre në projekte konkrete dhe sipërmarrje të suksesshme.

Ibrahimaj bëri të ditur se gjatë vitit 2027 do të jenë në dispozicion 6 milionë euro për grantet e startup-eve, ndërsa po punohet për përgatitjen e Fondit Shqiptar të Inovacionit dhe krijimin e akseleratorit GovTech.

“Në këto tre vitet e fundit, ne kemi pasur një numër të madh aplikantësh të rinj deri në 25 vjeç, të cilët kanë marrë gjithsej një financim rreth 250 milionë lekë ose rreth 2,5 milionë euro. Nuk janë pak për të rinjtë dhe të rejat që nuk kanë një eksperiencë në fushën e sipërmarrjes, që nuk kanë bërë më përpara një startup apo një biznes, që të financohen idetë dhe të ndiqen. Sepse ajo që ne bëjmë është që jo vetëm japim grante për financimin e ideve, por kujdesemi që ju të merrni trajnimin e duhur, që ju të merrni mentorimin e duhur dhe kemi ndërtuar disa mekanizma të cilët ju ndihmojnë për të formësuar idenë tuaj”, theksoi Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se “përmes programit “Innovation for Albania”, mbështetja për idetë e reja do të vijojë përmes financimit, mentorimit dhe krijimit të mundësive për zhvillim”.

Sipas saj, përmes Innovation for Albania do të vijojë mbështetja e ideve të reja me financim, mentorim dhe mundësi zhvillimi.

Duke iu drejtuar të rinjve, Ibrahimaj i inkurajoi ata që edhe pas përfundimit të Hackathon nesër të jenë të ndërlidhur me Innovation for Albania, që jep shumë mundësi për trajnime, për mentorime, grante, fonde, informacione, rrjetëzim dhe bashkëpunim ndërmjet ideve dhe sipërmarrjeve.

“Ka disa instrumente shumë interesante, të cilat ne kemi lançuar vetëm dy ditë më parë gjatë kësaj jave që është Java Globale e Sipërmarrjes, të cilat ju ndihmojnë për të formësuar më mirë idenë tuaj, për të hartuar më mirë planin e biznesit, për të ndërtuar më mirë strategjinë e rritjes së biznesit tuaj, për të ndërtuar më mirë bazën ligjore që ju duhet për të ngritur biznesin tuaj”, tha Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj tha se vitin e ardhshëm qeveria jo vetëm që do të japë grante për çeljen e biznesit, por do të krijojë një fond inovacioni, në të cilin sigurisht shteti do të ketë kontributin kryesor, ku shteti nuk do të japë vetëm grante, por do të marrë pjesë në bizneset e të rinjve.

“Duke marrë pjesë në biznesin tuaj, sigurisht që do të jetë interesi i të gjitha palëve që ai biznes të jetë i suksesshëm dhe do të jetë energjia e të gjithëve që ai të jetë i suksesshëm. Ndaj dhe kemi menduar këto instrumente me qëllim që të zgjidhim njërin nga problemet, pra financimin. Nga ana tjetër, në fillim të vitit të ardhshëm ne do të fillojmë akseleratorin GovTech, i cili është pikërisht çelja e sfidave qeveritare për idetë e të rinjve dhe të rejave”, tha Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: 6 milionë euro për startup-et në 2027, krijohet fondi i inovacionit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në hapjen e Hackathon Sprint2Pilot, një nismë që bashkon të…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: 6 milionë euro për startup-et në 2027, krijohet fondi i inovacionit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në hapjen e Hackathon Sprint2Pilot, një nismë që bashkon të…