AdvanceGov 2026 në SHBA, AKSHI paraqet përvojën në transformimin digjital dhe përdorimin e IA-së
Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Romina Kostani mori pjesë si folëse në AdvanceGov 2026, organizuar nga Global Government Forum dhe Departamenti i Teknologjisë i Kalifornisë, në Sacramento, SHBA.

Gjatë samitit, Kostani kontribuoi në diskutimet mbi përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në qeverisje.
Në panelin “Transformimi i Shërbimeve Publike: Si po ndërtojnë shtetet një qeverisje digjitale për të gjithë”, ajo prezantoi përvojën e Shqipërisë në transformimin digjital të shërbimeve publike.
Në fokus ishin zhvillimet e platformës e-Albania 2.0, ndërveprueshmëria institucionale, thjeshtimi i procedurave administrative dhe garantimi i shërbimeve publike digjitale gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.
Gjatë diskutimeve, sipas AKSHI-t, një tjetër fokus ishte se “një zhvillim i rëndësishëm i prezantuar si Diella 4.0, asistentja virtuale e Shqipërisë, e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, e cila u mundëson qytetarëve të kërkojnë shërbime publike përmes zërit ose tekstit, të plotësojnë automatikisht aplikimet dhe të ndjekin procedurat administrative në mënyrë më të thjeshtë dhe efikase”.
Burimi ATSH