
Fation Shehu emërohet drejtor i përgjithshëm i Doganave
Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Financave, Petrit Malaj

Këshilli i Ministrave emëroi sot Fation Shehun drejtor të përgjithshëm të Doganave.
Ky vendim u mor nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Financave, Petrit Malaj në mbështetje të ligjit “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Gjithashtu qeveria vendosi lirimin nga detyra të Besmir Bejas, i cili mbante këtë post.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

















