Koçiu: 1600 të rinj të punësuar përmes Programit të Praktikave të Punës

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndau sot historinë e Fatrinës dhe Klaudios, dy të rinjve që e nisën rrugëtimin e tyre profesional përmes Programit të Praktikave të Punës dhe sot janë pjesë e stafit të Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndau sot historinë e Fatrinës dhe Klaudios, dy të rinjve që e nisën rrugëtimin e tyre profesional përmes Programit të Praktikave të Punës dhe sot janë pjesë e stafit të Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Koçiu thekson se programi ka krijuar mundësi konkrete punësimi për të rinjtë. Sipas saj, 1600 të rinj janë punësuar ndër vite përmes këtij programi, duke e kthyer eksperiencën e fituar gjatë praktikës në një mundësi reale për punësim.

“Nga praktika drejt punësimit. Fatrina dhe Klaudio janë dy prej të rinjve që e nisën rrugëtimin profesional përmes Programit të Praktikave të Punës dhe sot janë pjesë e stafit të Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve. Përmes Programit të Praktikave të Punës, 1600 të rinj janë punësuar ndër vite, duke e kthyer eksperiencën e fituar në një mundësi konkrete punësimi”, shkruan ajo.

Sipas saj, qeveria shqiptare do të vijojë të investojë te të rinjtë dhe te mundësitë që u japin atyre më shumë eksperiencë dhe më shumë hapësira për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Në videon e publikuar nga Koçiu, Fatrina tregon se praktika i ka dhënë mundësinë të zhvillohet profesionalisht dhe të krijojë një eksperiencë të re, ndërsa Klaudio vlerëson rritjen profesionale dhe mbështetjen e stafit.

Dy të rinjtë u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron programi.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Mbyllja e Kapitullit 20 me BE, njohje e reformave dhe transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Luksemburgu se me mbylljen e Kapitullit 20 të negociatave me BE-në Shqipëria ka hedhur…

Global 360

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar homologen e tij nga Kosova, Justina Shiroka – Pula për marrjen e…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Mbyllja e Kapitullit 20 me BE, njohje e reformave dhe transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Luksemburgu se me mbylljen e Kapitullit 20 të negociatave me BE-në Shqipëria ka hedhur…