Rama: Koncerti i Kanye West, marketing global që sjell turizëm dhe ekonomi për Shqipërinë

Tirana do të presë sonte një nga emrat më të mëdhenj të muzikës hip-hop botërore, Kanye West. Reperi amerikan, i njohur edhe me emrin artistik Ye,


Tirana do të presë sonte një nga emrat më të mëdhenj të muzikës hip-hop botërore, Kanye West. Reperi amerikan, i njohur edhe me emrin artistik Ye, do të mbajë koncertin në “Eagle Stadium”, një stadium i përkohshëm i ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet përgjatë aksit Tiranë–Durrës dhe që pritet të mbledhë dhjetëra mijëra fansa.

Kryeministri Edi Rama, reagoi sërish në lidhje me koncertin e artistit me famë botërore, Kanye West.

Duke ndarë për herë të parë pamje nga stadiumi i përfunduar, në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se stadiumi është gati për këtë koncert që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës, të cilët falë ngjarjes muzikore të mbrëmjes së sotme do të bëjnë atë që bëjnë kudo shkon Kanye West: Do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë.

Rama shprehet se “disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë, ndërkohë që vetëm kush nuk do s’e kupton që ato 4 milionë janë një investim, i cili do të rikthehet nga mijëra vizitorët që në 48 orët e fundit janë shtuar në hotelet, apartamentet, restorantet, baret, dyqanet, taksitë. Më shumë se sa 4 milionë do të jenë ato që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit dhe është vërtetë gjynah që rrimë bëjmë këtë bisedë, në një ditë të shënuar kulturore si kjo për Shqipërinë”.

Sipas tij, një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti, nuk është thjesht një ngjarje artistike. “Është marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Sipas tij, kultura nuk është vetëm një vlerë artistike, por edhe një motor zhvillimi ekonomik, që ndikon drejtpërdrejt në turizëm, punësim dhe rritjen e konsumit. “S’kemi bukë, s’na duhet kultura”? Gabim, kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, po edhe ekonomi, turizëm, zhvillim. Bukë! Prandaj ta paraqesësh një investim të tillë si para të hedhura në erë është të mos kuptosh se si krijohet vlerë monetare nga ngjarjet kulturore e sportive, ndërkohë që e kundërta, anullimi i koncertit, do të ishte turpërim i Shqipërisë dhe dëm i madh në imazhin e mezingritur të vendit tonë”, nënvizon ai.

Kryeministri përfundon reagimin e tij duke u shprehur se “Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Dialog me këdo, përveç forcave politike që janë mbrapa dhunës

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i gatshëm për dialog me të gjitha palët politike dhe qytetarët, me përjashtim të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Dialog me këdo, përveç forcave politike që janë mbrapa dhunës

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i gatshëm për dialog me të gjitha palët politike dhe qytetarët, me përjashtim të…