Firmoset marrëveshja me BERZH, 22,5 milionë euro për nënstacionin elektrik nëntokësor në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi vlerësoi sot marrëveshjen e nënshkruar mes OSHEE Group dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e ndërtimit të nënstacionit të ri në qendër të Tiranës.

Ministri theksoi se ky projekt energjetik 110/20 kV është unik në llojin e tij, pasi do të ndërtohet nëntokë, duke garantuar siguri dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të ardhmen.

“Me një investim prej 22,5 milionë euro, projekti është në përputhje me Planin e Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit “Green Cities” të BERZH-it”, shtoi Karkaçi.

Reforma në sektorin energjetik, sipas tij, po jep rezultate konkrete, duke rritur besimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve tona publike, ku shembulli më i fundit është edhe kjo marrëveshje.

Burimi ATSH

Tatimet arkëtuan 453,4 miliardë lekë në 2025-ën, rritje 12,5%

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shënoi një performancë pozitive në mbledhjen e të ardhurave për periudhën janar-dhjetor 2025, duke arritur…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia