Ibrahimaj: Bordi i transparencës në fuqi deri në stabilizimin e çmimeve, në monitorim edhe ushqimet

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për mediat sot deklaroi se bordi i transparencës do të jetë në funksion derisa çmimet në treg të stabilizohen dhe të kthehen në nivelet para krizës, nëse çmimet në bursë do kthehen në nivelet e para krizës.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për mediat sot deklaroi se bordi i transparencës do të jetë në funksion derisa çmimet në treg të stabilizohen dhe të kthehen në nivelet para krizës, nëse çmimet në bursë do kthehen në nivelet e para krizës.

Ministrja Ibrahimaj, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me ecurinë e çmimeve të karburanteve dhe jo vetëm, nënvizoi se, “Bordi i transparencës nuk ka një afat përfundimi të aktivitetit. Ne do ta mbajmë bordin të ngritur derisa çmimet të stabilizohen në nivelet para krizës”.

“Kjo është një garanci që, ndryshe nga sa ndodh zakonisht kur çmimet rriten dhe më pas qëndrojnë të larta edhe pasi faktorët që ndikuan në rritjen e tyre zhduken, ne do të kujdesemi që çmimet e karburanteve të rikthehen në nivelet para krizës, gjithmonë nëse edhe bursat rikthehen në këto nivele. Ne nuk jemi prodhues të karburanteve, por importues dhe, për rrjedhojë, çmimet ndikohen nga konjukturat ndërkombëtare”, tha ajo.

Sa i takon ndërhyrjeve për mbështetjen e shtresave në nevojë, Ibrahimaj theksoi se, “në shportën e konsumit, karburantet zënë rreth 2% dhe kjo vlen për familjet e shtresës së mesme, jo për familjet në nevojë apo për pensionistët”.

Për shtresat në nevojë dhe pensionistët, Ibrahimajt thekson se “është vlerësuar, ashtu si edhe gjatë krizës së kaluar, faktori më i ndjeshëm për këto shtresa është çmimi i energjisë elektrike, pasi përdoret për ngrohje, ftohje dhe natyrisht për ushqim dhe shportën bazë. Ndaj, nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje do të bëjmë siç kemi bërë edhe më parë, kur nuk kemi ndryshuar çmimin e energjisë elektrike, duke mbartur koston e luhatjeve në bursë dhe kemi ndërhyrë me paketa mbështetëse për kategori në nevojë”, tha Ibrahimaj.

Ajo shtoi se çmimet e ushqimeve janë nën monitorim.

“Po monitorojmë në baza ditore çmimet e ushqimeve dhe bursat e energjisë e të drithërave. Fatmirësisht, ende nuk ka pasur një ndikim domethënës në këto tregje. Megjithatë, do të vijojmë t’i ndjekim nga afër dhe garantoj se kjo mbetet prioritet kryesor për Ministrinë e Ekonomisë, atë të Financave, Infrastrukturës dhe qeverinë shqiptare”, përfundoi Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Rritje e punësimit, paga mesatare 87 mijë lekë, remitancat 1,12 mld euro në 2025-ën

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se tregu i punës dhe të ardhurat e familjeve shqiptare tregojnë stabilitet…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Rritje e punësimit, paga mesatare 87 mijë lekë, remitancat 1,12 mld euro në 2025-ën

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se tregu i punës dhe të ardhurat e familjeve shqiptare tregojnë stabilitet…