Demo: Shërbimet e Postës Shqiptare vijojnë normalisht pas sulmit kibernetik
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se institucionet përgjegjëse po zhvillojnë një analizë të detajuar mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku u raportua një sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare.

Në një konferencë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo u shpreh se, pavarësisht incidentit, të gjitha shërbimet e Postës Shqiptare vijojnë të funksionojnë normalisht.
I pyetur mbi ndikimin e mundshëm të sulmit, ai deklaroi se deri tani nuk ka të dhëna që informacione të painkriptuara të jenë bërë të aksesueshme për qytetarët. Megjithatë, ministri theksoi se duhet pritur raporti përfundimtar i ekspertëve për të përcaktuar saktësisht çfarë ka ndodhur.
Demo nënvizoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë progres të shpejtë në fushën e sigurisë kibernetike, duke rritur kapacitetet për përballimin e incidenteve të tilla.
Burimi ATSH