Silvinjo para “play-off”-it me Poloninë: Në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë

Shqipëria luan nesër ndeshjen e fazës “play-off” të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë.


Shqipëria luan nesër ndeshjen e fazës “play-off” të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Varshavë. Trajneri i Kombëtares kuqezi Silvinjo dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën në konferencën për shtyp, në prag të sfidës që do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowyt” të Varshavës.

Kombëtarja ka udhëtuar drejt Varshavës këtë të mërkurë, ku ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, trajneri Silvinjo vlerësoi ekipin polak, trajnerin dhe lojtarët e kësaj përfaqësueseje. Tekniku brazilian theksoi se skuadra jonë është përmirësuar shumë nga viti 2023 deri më sot dhe e konsideroi takimin e nesërm si një nga më të rëndësishmit në karrierë.

Silvinjo nënvizoi se nuk e ka vendosur ende formacionin për nesër ndërsa theksoi në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë.

Silvinjo u shpreh se kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e kuqezinjve.

Tekniku brazilian u ndal te mungesat, ndërsa theksoi se kjo skuadër është rritur shumë.

“Kemi lojtarë që luajnë si sulmues krahu, por edhe në qendër. Është e vërtetë që na mungojnë 2-3 lojtarë, por duke u bazuar te karakteristikat e lojtarëve, nuk mund të qahemi. E kuptoj presionin. Nuk jemi të surprizuar. Ne kemi një ekip të madh”, tha ai.

Sa i përket lojtarëve Muçi dhe Mehmeti, trajneri pohoi se ka pasur kontaktin e parë me këta lojtarë ditën e hënë dhe janë zhvilluar disa seanca stërvitore deri më tani.

“Është e pamundur të përcaktoj deri më tani se si do të jetë zgjedhja në vazhdim. Por jam i qartë që janë dy lojtarë që ne i kemi sjellë në skuadër, Mehmetin kohë më parë dhe Muçin ka qenë vazhdimisht. Janë lojtarë që e gjejnë portën, që mund të shënojnë dhe siç e kam thënë dhe më parë, ne duhet t’i përshtatemi situatës. Por e dimë që janë lojtarë të cilët nëse i hedhim në fushë, mund të bëjnë shumë mirë për skuadrën”, tha Silvinjo.

Sipas tij, “Polonia nuk është një skuadër që dominon në mbajtjen e topit, por në tranzicion është një skuadër shumë e fortë”.

“Ndaj Holandës kanë pasur ndeshje të mira. Janë një skuadër që janë mësuar të luajnë në Europian dhe Botëror. Në tranzicion mund të të shënojnë gola lehtësisht. Edhe trajneri i tyre, Jan Urban, ka krijuar një skuadër të mirë. Unë mendoj se jemi përmirësuar shumë në këto tre vite. Flas për ciklin tim, nuk referohem te trajnerët e mëparshëm”, tha Silvinjo.

Sa i përket pyetjes nëse kjo është ndeshja më e rëndësishme, për Shqipërinë dhe të si trajner, Silvinjo përmendi eksperiencën e finaleve të Euro 2016 dhe 2024.

“Kemi luajtur disa ndeshje të rëndësishme ndër të cilat edhe ndeshja ndaj Serbisë. Besoj që po, është një nga ndeshjet më të rëndësishme”, theksoi ai.

“A do fle sonte? Kam dy muaj që nuk fle gjumë”, tha Silvinjo.

Sipas tij, në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë.

“Tifozët janë pjesë e forcës tonë. I kemi gjithmonë në stadium, afër hotelit dhe jam i kënaqur për këtë gjë. Do të jenë 90 minuta shumë të rëndësishme dhe të vështira, me sa më pak gabime, me shumë përqendrim. Nuk ka lidhje me ndeshjen e dy viteve më parë, janë kushte të ndryshme për të dyja skuadrat. Por besoj do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë”, theksoi ai.

Trajneri i Kombëtares nuk e ka zbuluar ende formacionin zyrtar që do të hidhet nesër në fushë kundër Polonisë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Garanci sovrane dhe portofol financimi për bizneset që duan të përgatiten për hyrjen në tregun evropian

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit kombëtar për përgatitjen e biznesit për integrimin në Bashkimin Europian

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Garanci sovrane dhe portofol financimi për bizneset që duan të përgatiten për hyrjen në tregun evropian

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e programit kombëtar për përgatitjen e biznesit për integrimin në Bashkimin Europian