Celibashi në Kazakistan, vëzhgues në referendumin për ndryshimet kushtetuese
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mori pjesë si vëzhgues ndërkombëtar në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Kazakistan, me ftesë të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të atij vendi.

Celibashi ishte pjesë e një delegacioni nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u bashkuar me vëzhgues nga 38 vende të ndryshme të botës për të monitoruar nga afër procesin e votimit.
Sipas vlerësimeve paraprake, referendumi u zhvillua në përputhje me standarde të larta organizative dhe teknike.
Procesi u karakterizua nga transparencë në procedurat e ndjekura, si dhe profesionalizëm i stafit zgjedhor në qendrat e votimit.
“Vlerësimet mbi organizimin e këtij referendumi janë mjaft pozitive dhe konsideruam se procesi u karakterizua nga përgatitje e lartë teknike dhe organizative në çdo hap, transparencë e procedurave të ndjekura dhe profesionalizëm i lartë nga ana e stafit zgjedhor në qendrat e votimit”, theksoi Celibashi.
Burimi ATSH