
Festivali Kombëtar i Shkencës, 107 projekte nga nxënësit e gjimnazeve të Tiranës
Kryeministri Edi Rama, i cilësoi punimet pjesëmarrëse të gjimnazistëve të Tiranës, si një konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën.

Nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë vendin kanë nisur fazën e dytë të Festivalit të Shkencës.
Kryeministri Edi Rama, i cilësoi punimet pjesëmarrëse të gjimnazistëve të Tiranës, si një konstelacion kreativiteti dhe pasioni për shkencën.
Rama tha se janë 107 projekte në një prezantim intensiv nga nxënësit e gjimnazeve të Tiranës që sollën zgjidhje mbresëlënëse nga optika, sensorët dhe robotika, te projektet në fizikë apo gjeologjia në këtë Festival.
Ndërsa, Rama pohoi se janë 13 super-ide që siguruan vendin e tyre në Fazën III, ku gara do të vijojë në nivelin e Drejtorive Rajonale të Arsimit.
Në kuadër të Festivalit Kombëtar të Shkencës, nxënësit e shkollave të mesme zhvillojnë dhe të prezantojnë projekte që pasqyrojnë kreativitetin, mendimin shkencor dhe aftësinë për të zbatuar dijet teorike në kontekste praktike.
Projektet mund të kenë forma dhe qëllime të ndryshme, duke reflektuar larmi qasjesh dhe fushash ndërdisiplinore.
Burimi ATSH


















