
Dita e Verës, amvisat e Elbasanit ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.

Elbasani konsiderohet si epiqendra e Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve dhe ka si simbol ëmbëlsirën tradicionale që është ballakumja.
Me një traditë të veçantë në festimin e Ditës së Verës, Elbasani e mirëpret sot këtë festë me një sërë aktivitetesh të cilat përfshijnë mosha të ndryshme.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.
Amvisat shpjeguan në detaje të gjitha proceset që ndiqen për ballakumen, duke zbuluar formulën e veçantë të përgatitjes së saj.
Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhen vetëm për këtë festë, kjo i bën ato edhe më të veçanta. Ballakumet janë ëmbëlsirat që gatuhen me gjalpë, sheqer të imët, vezë dhe miell misri të situr mirë.
Kjo festë është kthyer në një ditë të rëndësishme për këtë qytet, që Ditën e Verës e shikon edhe si një mundësi të mirë për të rritur turizmin dhe të ardhurat.
Burimi ATSH



















