
Ambasadorja Hajdaraga mirëpret aktorin shqiptar Vasilis Mihas
Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, mirëpriti aktorin e mirënjohur shqiptar Vasilis Mihas.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, mirëpriti aktorin e mirënjohur shqiptar Vasilis Mihas.
Mihas është një shembull frymëzues i talentit shqiptar që po spikat në skenën artistike greke dhe ndërkombëtare.
Ambasada gjithmonë i ka mbështetur dhe promovuar artistët shqiptarë, që jetojnë në Greqi.

POSTIMI I AMBASADORES HAJDARAGA
🤝 Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja në Ambasadë aktorin e mirënjohur shqiptar Vasilis Mihas. Gjatë takimit patëm një bisedë shumë të frytshme mbi rolin e artit dhe kulturës në afrimin e njerëzve dhe në forcimin e lidhjeve mes vendeve tona.
👉 Vasilis Mihas është një shembull frymëzues i talentit shqiptar që po spikat në skenën artistike greke dhe ndërkombëtare, përmes punës, profesionalizmit dhe përkushtimit të tij.
✔️ Ambasada mbetet e angazhuar për të mbështetur dhe promovuar artistët shqiptarë që me talentin e tyre përfaqësojnë me dinjitet vendin tonë në botë.



















