Rama uron 8 Marsin: Uroj që angazhimi i grave shqiptare të forcohet

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë.


Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë.

Kreu i qeverisë publikoi një video me mesazhe nga gra të profesioneve të ndryshme, si violiniste, mezosoprano, mjeke, artizane, balerinë, aktore, mësuese, eksperte e Inteligjencës Artificiale dhe Roboktikës si dhe boksiere, të cilat përfaqësojnë kontributin e tyre në shoqëri.

Mesazhet e tyre u fokusuan tek sakrificat, durimi dhe rrugëtimi i vështirë që hasën për të arritur majat në profesionet e tyre, duke besuar tek pasioni dhe objektivi i tyre.

“Nuk u dorëzova sot mbaj titullin kampione kombëtare, boksierja më e mirë femër në Shqipëri dhe medaliste e bronxtë në kampionatin Evropian”, tha Esmeralda Novruzaj, boksiere.

“Pasioni për muzikën nuk më ka larguar nga familja, përkundrazi më ka bërë që të balancoj më së miri si jetën artistike dhe atë familjare”, u shpreh Xhaniana Çela.

“Kam kuptuar se një vajzë në teknologji e ben inovacionin më të drejtë dhe më të bukur”, tha Erida Cerro.

Në mesazhin e tij, Rama shprehu një urim “për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre”.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë e veçantë i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqëri, si dhe reflektimit mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Në Shqipëri festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin, Rama: Numrat rekord të Shqipërisë në turizëm do të konsolidohen

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë podkastit “Flasim”, duke ndarë mesazhet e javës tha se një moment i rëndësishëm ishte edhe…