Mbahet në Pekin simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë”

Simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)” u mbajt kohët e fundit në Pekin.


Simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)” u mbajt kohët e fundit në Pekin. Këshilltarja Shtetërore dhe kryetarja e Federatës Kombëtare të Grave të Kinës, Shen Yiqin, mori pjesë dhe mbajti një fjalim.

Shen Yiqin theksoi se libri “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë” demonstron plotësisht karakterin e lartë të Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping për vendosjen e popullit në pozicionin më të lartë në zemrën e tij, duke reflektuar gjallërisht skenat prekëse të udhëheqësit që e do popullin dhe popullit që e do udhëheqësin.

Ne duhet ta kuptojmë thellësisht pozicionin themelor të vendosjes së popullit në radhë të parë nga historitë e udhëheqësit dhe popullit, dhe t’i përmbahemi gjithmonë aspiratave tona origjinale; ta kuptojmë thellësisht filozofinë e zhvillimit të përmbajtur në qasjen e përqendruar tek njerëzit dhe të promovojmë pa lëkundje zhvillimin me cilësi të lartë; ta kuptojmë thellësisht përgjegjësinë e rëndësishme të garantimit dhe përmirësimit të jetesës së njerëzve dhe të përmirësojmë vazhdimisht mirëqenien e njerëzve; dhe ta kuptojmë thellësisht rolin e rëndësishëm të forcimit të themelit të familjes dhe të promovojmë më mirë qeverisjen sociale”, u shpreh ajo.

Botohet libri “Pyetje e përgjigje mbi Mendimin Ekonomik të Xi Jinping-ut”


FOTO VCG

Për të zbatuar më tej Mendimin Ekonomik të Xi Jinping-ut, Departamenti i Promovimit pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës hartuan librin “Pyetje e përgjigje mbi Mendimin Ekonomik të Xi Jinping-ut”, i botuar bashkërisht nga shtëpitë botuese “Renmin” e “Xuexi” dhe i shpërndarë në mbarë vendin qysh prej së martës.

Ky libër ndjek ngushtë hapat e zhvillimit ekonomik të Kinës, fokusohet në pikat e nxehta e të vështira teorike dhe përgjigjet për çështjet në vëmendje të shoqërisë. Ai demonstron me anë të pyetjeve e përgjigjeve Mendimin Ekonomik të Xi-ut nga anë të tilla, si rëndësia e madhe, sistemi shkencor, thelbi kryesor, përmbajtja e pasur dhe kërkesat praktike, për t’i ndihmuar lexuesit të njohin thellësisht teorinë novatore të Partisë dhe të nxitin punët e tyre.

Libri ndahet në 14 pjesë dhe përbëhet nga 50 pyetje, shoqëruar me fotografi. Ai do të jetë një vepër kyçe në ndihmë të zbatimit të Mendimit Ekonomik të Xi Jinping-ut.


Foto VCG

Burimet CGTN dhe CGTN

Lexo më shumë nga

Mbahet në Pekin simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë”

Simpoziumi mbi botimin e librit "Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)" u mbajt kohët…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbahet në Pekin simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë”

Simpoziumi mbi botimin e librit "Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)" u mbajt kohët…