Beja takim me VanHorn: Forcim i bashkëpunimit dypalësh në fushën e administrimit doganor

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit kundër kontrabandës dhe krimit ndërkombëtar.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e administrimit doganor, rritjen e sigurisë kufitare luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit

Beja theksoi rëndësinë e modernizimit të shërbimeve doganore, rritjes së transparencës dhe integritetit institucional, si dhe përmirësimit të klimës së biznesit përmes procedurave të standardizuara dhe të thjeshtuara.

Ai shtoi se Dogana Shqiptare do të vijojë të luftojë trafikun e paligjshëm, kontrabandën dhe korrupsionin, duke garantuar kontroll më të fortë të lëvizjes së mallrave sipas standardeve ndërkombëtare.

Nga ana e saj, VanHorn vlerësoi rolin e Doganës në rritjen e të ardhurave për buxhetin dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për investime. Diplomati amerikane theksoi se SHBA do të mbështesë përpjekjet për rritjen e kapaciteteve profesionale, forcimin e sigurisë kufitare dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Në takim u diskutua gjithashtu për shkëmbimin e praktikave më të mira, asistencën teknike dhe projekte që synojnë eficiencën e administratës doganore dhe lehtësimin e tregtisë legjitime.

Dogana Shqiptare synon të sigurojë standarde të larta sigurie dhe shërbim cilësor ndaj qytetarëve dhe bizneseve, duke mbështetur zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit në tregjet ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.