Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, një iniciativë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.


Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, të zhvilluar në ambientet e Piramidës, një iniciativë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në këtë takim morën pjesë zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Miriam Shyti, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës (AKD), ekspertë të IOM, anëtarë të GNIP-it dhe aktorë të tjerë institucionalë. Pjesëmarrësit ndanë ide, sugjerime dhe propozime konkrete për strategjinë e re, duke synuar forcimin e lidhjes së diasporës me Shqipërinë dhe rritjen e rolit të saj në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit.

Takimi u fokusua tek qasja metodologjike e hartimit të Strategjisë, përcaktimi i prioriteteve sektoriale dhe analizimi i ecurisë së takimeve konsultative të zhvilluara më parë. Diskutimet përfshinë gjithashtu programet dhe iniciativat që synojnë integrimin e diasporës në projekte zhvillimi, promovimin e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe social.

Zëvendësministrja Shyti theksoi rëndësinë e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, ku diasporës i jepet një rol aktiv si partner strategjik në zhvillimin e vendit. Ajo nënvizoi se Strategjia e Diasporës do të jetë një instrument kyç për lidhjen më të ngushtë të komuniteteve jashtë vendit me Shqipërinë, duke përfshirë pjesëmarrjen në projekte ekonomike, edukative dhe kulturore.

Ky diskutim i hapur shënon një hap të rëndësishëm drejt finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030, duke synuar krijimin e një platforme bashkëpunimi dhe dialogu të vazhdueshëm midis institucionit të shtetit dhe diasporës shqiptare në të gjithë botën. Strategjia pritet të ofrojë udhëzime konkrete për nxitjen e pjesëmarrjes së diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe për forcimin e identitetit dhe lidhjeve kulturore me vendin amë.

Marrë nga ATSH

Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi…

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shyti: Përfshijmë diasporën në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimin e vendit

Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi…