Qeveria miraton shpërblim financiar për të rinjtë në programin e talenteve rinore


Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi rregullat për organizimin e kritereve të mënyrës së mbështetjes dhe të masës së shpërblimit financiar për të rinjtë në programin e talenteve rinore.

Ky vendim ka si objekt miratimin e rregullave për organizimin e Programit të Talenteve Rinore (në vijim, Programi), si dhe të kritereve, të mënyrës së mbështetjes dhe të masës së shpërblimit financiar për të rinjtë përfitues në program.
Programi zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, AKR, në bazë të thirrjeve për aplikim për të rinjtë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
AKR-ja bashkëpunon me institucionet publike brenda vendit dhe me misionet diplomatike apo postet konsullore jashtë vendit për zbatimin e mbarëvajtjen e këtij programi.
Programi financohet nëpërmjet fondit grant të dedikuar për rininë, miratuar në ligjin vjetor të buxhetit, si dhe nga donacione ose të ardhura të tjera, nga burime të ligjshme.
AKR-ja financon pjesëmarrjen e të rinjve në kompeticionet e veprimtaritë zyrtare ndërkombëtare (në vijim, veprimtaria ndërkombëtare) dhe jep shpërblim financiar, bazuar në rezultatet e arritura prej tyre në veprimtaritë ndërkombëtare.
Gjithashtu AKR-ja bashkëpunon me ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, kur nevojitet verifikimi i organizatorëve dhe i veprimtarisë ndërkombëtare apo për lehtësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në vendin pritës.
AKR-ja harton dhe shpall, në fillim të çdo viti kalendarik, thirrjen për ofrimin e mbështetjes financiare nga Programi dhe mundësinë për aplikimin e kandidatëve. Thirrja shpallet në faqen e internetit të institucionit dhe qëndron e hapur përgjatë gjithë vitit kalendarik deri në shpenzimin e plotë të fondeve të akorduara për Programin.
Deri në ngritjen dhe funksionimin e sistemit elektronik për financimin e projekteve të dedikuara dhe të regjistrit elektronik për të rinjtë, aplikimet për përfitimin e mbështetjes financiare në Program do të administrohen në format fizik, nëpërmjet rrugëve postare dhe nëpërmjet postës elektronike, pranë AKR-së, sipas informacionit të dhënë në thirrjen e publikuar në faqen zyrtare të internetit.

Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Rinisë për shpalljen e thirrjes për ofrimin e mbështetjes financiare nga Programi i Talenteve Rinore për vitin 2026, brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Ngarkohen ministria përgjegjëse për rininë, ministria përgjegjëse për punët e jashtme dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lexo më shumë nga

Peleshi takon Rinkēvičs: Vullnet për të përballuar sfidat e sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi takon Rinkēvičs: Vullnet për të përballuar sfidat e sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.