Mbi 12 mijë vende pune të verifikuara në janar, 98% e rasteve informale të formalizuara

Sipas të dhënave zyrtare Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shtetërore, gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 667 subjekte në të gjithë vendin, ndërsa janë vendosur 445 masa administrative për shkelje të konstatuara.


Mbi 12 mijë vende pune janë vendosur nën kontroll gjatë muajit janar, në kuadër të masave për formalizimin e tregut të punës dhe garantimin e të drejtave të punëmarrësve.

Sipas të dhënave zyrtare Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shtetërore, gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 667 subjekte në të gjithë vendin, ndërsa janë vendosur 445 masa administrative për shkelje të konstatuara.

Po ashtu, janë trajtuar 90 ankesa të paraqitura nga qytetarë dhe punonjës.

Inspektimet në terren gjatë vitit 2025 kanë shënuar një intensifikim të ndjeshëm. Në total, janë inspektuar 9,532 subjekte në rang vendi, nga të cilat 8,086 kontrolle janë kryer mbi bazë risku, ndërsa 963 inspektime janë realizuar pas ankesave të depozituara nga qytetarët dhe punonjësit.

Nga kontrollet e ushtruara janë regjistruar 1,269 pezullime aktiviteti, 4,191 paralajmërime dhe 268 gjoba, në rastet kur janë evidentuar shkelje të legjislacionit në fuqi. Shkeljet e konstatuara lidhen kryesisht me formalizimin e marrëdhënieve të punës, mosrespektimin e kontratave, si dhe me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Rezultatet e deritanishme për vitin 2025 tregojnë progres të ndjeshëm në luftën kundër informalitetit. Sipas autoriteteve, 98% e punëmarrësve të identifikuar si informalë janë formalizuar, ndërsa 2,538 punonjës të rinj janë deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Si pasojë e këtij procesi, të ardhurat në buxhet nga kontributet e sigurimeve janë rritur me rreth 28.3 milionë lekë në muaj, duke reflektuar ndikimin e drejtpërdrejtë të masave të ndërmarra.

Institucionet përgjegjëse theksojnë se kontrollet do të vijojnë me të njëjtin intensitet përgjatë gjithë vitit, me synim forcimin e ligjshmërisë, rritjen e standardeve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë për çdo punëmarrës.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…