Miratohet krijimi i bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit Shqiptar të Informacionit të Kërkimit Shkencor


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit Shqiptar të Informacionit të Kërkimit Shkencor (ACRIS).
Sipas vendimit, institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore ACRIS është Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
Sistemi ACRIS përbëhet nga të dhënat parësore të kërkimit shkencor dhe nga të dhënat dytësore.
Të dhënat parësore konsiderohen të dhënat e mbledhura nga AKKSHI-ja, që kanë të bëjnë me të dhënat lidhur me institucionet, institutet, njësitë e veçanta të kërkimit shkencor dhe kërkuesit shkencorë, sipas Regjistrit Kombëtar të Institucioneve, Instituteve, Njësive të Veçanta të Kërkimit Shkencor dhe Kërkuesve Shkencorë.
Individët kanë nivel aksesi, si lexues, nëpërmjet ndërfaqes së AKKSHI-së në internet dhe portalit unik qeveritar “e-Albania”.
Sistemi ACRIS ndërvepron me bazën e të dhënave shtetërore të: Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile;portalit unik qeveritar “e-Albania”; Regjistrit Elektronik Kombëtar për të Huajt në Republikën e Shqipërisë; Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë (SMIAL) dhe Regjistrit Tregtar/ Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Institucioni administrues siguron që përpunimi i të dhënave personale në ACRIS të kryhet në përputhje me parimet dhe kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar ligjshmërinë, drejtësinë, transparencën, minimizimin e të dhënave, saktësinë dhe ruajtjen e tyre, vetëm për periudhën e nevojshme për të përmbushur qëllimin e grumbullimit.
Pas përfundimit të afatit të përcaktuar të ruajtjes, të dhënat personale fshihen ose anonimizohen, sipas procedurave të miratuara nga institucioni administrues, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në bazë të ligjit “Për bazën e të dhënave shtetërore”, rregulloret për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të bazës së të dhënave shtetërore përcaktohen nga institucioni administrues dhe miratohen nga titullari i tij.
Palët zbatojnë masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rrezikut për çdo veprim në regjistër lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin, përhapjen e të dhënave personale, me qëllim garantimin e gjurmueshmërisë, konfidencialitetit, integritetit, disponueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së sistemeve e të shërbimeve të përpunimit.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës dhe të kërkimit shkencor, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, subjektet e kërkimit shkencor, të organizuar në institucione të kërkimit shkencor, institute dhe njësi të veçanta të kërkimit shkencor, të ngritura për të kryer veprimtari në fushën e shkencës e të kërkimit shkencor, institucionet e arsimit të lartë dhe kërkuesit shkencorë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Dokumentari artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në COP31 në Pavijonin e Shqipërisë

Dokumentari i plotë artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Dokumentari artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në COP31 në Pavijonin e Shqipërisë

Dokumentari i plotë artistik “Unë, Vjosa” do të shfaqet në kuadër të aktiviteteve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për…