Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur të forcojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut

Shqipëria mbetet e vendosur të forcojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut si dy fqinje mike, partnere të besueshme dhe aleate në NATO, me synim integrimin në Bashkimin Evropian me kontribut thelbësor në këtë proces të faktorit shtetformues shqiptar që jeton atje.


Shqipëria mbetet e vendosur të forcojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut si dy fqinje mike, partnere të besueshme dhe aleate në NATO, me synim integrimin në Bashkimin Evropian me kontribut thelbësor në këtë proces të faktorit shtetformues shqiptar që jeton atje.

Këtë qëndrim riafirmoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u prit në një ceremoni solemne nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Krerët e dy shteteve zhvilluan një takim tête-à-tête dhe më pas në praninë e delegacioneve të tyre.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në konferencën e përbashkët për mediat me homologen maqedonase, bëri të ditur konkluzionet e këtij takimi, pjesë e të cilit ishte dhe çështja e faktorit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka qenë, është e do të vijojë të jetë një faktor shtetformues, bashkëpunues, përfshirës, konstruktiv dhe demokratik, me kontribut kyç në avancimin Euroatlantik”, garantoi Kreu i Shtetit.

Ndërsa vlerësoi përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie funksionale multietnike përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Presidenti i Republikës riafirmoi gjatë bisedës me Presidenten Siljanovska-Davkova qëndrimin e Shqipërisë për respektimin e detyrimeve që burojnë prej saj.

Çështje tjetër e rëndësishme e diskutuar me Presidenten e Maqedonisë së Veriut ishte dhe avancimi me zbatimin e projektit strategjik të Korridorit VIII, për të cilin Presidenti Begaj theksoi domosdoshmërinë e konsolidimit të bashkëpunimit, duke e pozicionuar këtë Korridor si flamurshenjë të integrimit rajonal dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Një rëndësi të veçantë në këtë vizitë Presidenti i Republikës i kushtoi thellimit të bashkëpunimit në fushën akademike dhe atë të arsimit.

Presidenti Begaj siguroi Presidenten Siljanovska-Davkova se Shqipëria mbetet e angazhuar jo vetëm për bashkëpunimin politik, ekonomik e shoqëror, por dhe për promovimin e fqinjësisë së mirë dhe dialogut në Ballkanin Perëndimor, thelbësor për anëtarësimin në BE.

Marrë nga ATSH

Rama për protestën: Nuk ka ende projekt për Zvërnecin, qytetarët po manipulohen

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetet sociale për protestën e organizuar në Tiranë nga shoqëria civile, ku u kërkua…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për protestën: Nuk ka ende projekt për Zvërnecin, qytetarët po manipulohen

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetet sociale për protestën e organizuar në Tiranë nga shoqëria civile, ku u kërkua…