Nga inteligjenca artificiale te mjedisi, nxënësit sfidojnë veten në Festivalin e Shkencës

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shembullin frymëzues të nxënëseve të gjimnazeve të Durrësit në fazëne parë të këtij festivali.


Në të gjithë vendin nxënësit e shkollave të mesme zhvilluan fazën e parë të Festivalit të Shkencës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shembullin frymëzues të nxënëseve të gjimnazeve të Durrësit në fazëne parë të këtij festivali.

“Nga energjia dhe mjedisi, tek inteligjenca artificiale dhe teknologjia, çdo ekip solli në fazën e parë të Festivalit të Shkencës kërkim, analizë dhe guxim për të menduar ndryshe. Ky festival po nxjerr në pah se nxënësit tanë nuk mësojnë vetëm teori, por ndërtojnë zgjidhje, eksperimentojnë dhe sfidojnë veten përtej klasës”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se me prezantimet dinjitoze nxënësit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës treguan përkushtimin e tyre në lëndët shkencore.

Faza e dytë e Festivalit të Shkencës do të zhvillohet 3-16 mars 2026. Në këtë fazë çdo Zyrë Vendore e Arsimit Parauniversitar (ZVAP) organizon Festivalin e Shkencës në nivel vendor, me pjesëmarrjen e shkollave të mesme brenda juridiksionit të saj. ZVAP organizon Festivalin e Shkencës në një mjedis të përshtatshëm, ku nxënësit kanë mundësi të prezantojnë projektet e tyre përpara jurisë vlerësuese dhe publikut të ftuar, si nxënës, mësues, prindër dhe partnerë të tjerë lokalë.

Në përfundim të kësaj faze, juria në nivel ZVAP-i shpall gjithsej 1–2 projekte fituese, të cilat kualifikohen për në fazën II në Festivalin Rajonal të Shkencës (nivel DRAP-i).

Në kuadër të Festivalit Kombëtar të Shkencës, nxënësit e shkollave të mesme zhvillojnë dhe të prezantojnë projekte që pasqyrojnë kreativitetin, mendimin shkencor dhe aftësinë për të zbatuar dijet teorike në kontekste praktike.

Projektet mund të kenë forma dhe qëllime të ndryshme, duke reflektuar larmi qasjesh dhe fushash ndërdisiplinore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…