Ristani: Zgjerohet programi i mbështetjes sociale, 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot 1500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.


Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot 1500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e këshillit bashkiak, kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani deklaroi se pas trendit në rritje të qytetarëve që kërkojnë të bëhen pjesë e programit social është parashikuar mbulimi i kuotave të reja me fondet e bashkisë.

“Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit. Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”, ka planifikuar në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 mbulimin e 1500 kuotave të reja me fondet e saj”, deklaroi Ristani.

Ajo sqaroi se kategoritë që do të përfitojnë nga mbështetja me kredi të butë, ku përfshihen familjet që nuk kanë një banesë në pronësi dhe nuk e përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese.

“Programi i subvencionimit të interesave të kredisë mbështet familjet dhe individët që: Nuk kanë banesë në pronësi ose zotërojnë sipërfaqe nën normat e strehimit; Nuk kanë kryer tjetërsim prone në 5 vitet e fundit (përveç rasteve force madhore); Dhe ata që nuk përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese”, u shpreh Ristani.

Duke u ndalur te ky projektvendim, Ristani shtoi se miratimi i tij ka për qëllim rritjen e aksesit në pronësi për familjet e reja dhe forcimin e rolit të bashkisë së Tiranës si aktor aktiv në politikat sociale.

“Ky projektvendim, rrit aksesin në pronësi për familjet e reja, ul barrën financiare të interesit banker, ndihmon stabilitetin social dhe demografik, si edhe forcon rolin e Bashkisë Tiranë si aktor aktiv në politikat sociale”, përfundoi Ristani.

Fazat e aplikimit për individët që kërkojnë mbështetje me kredi të butë

Faza I

– Aplikimi elektronik përmes portalit “e-Albania”
– Afati: 30 ditë
– Shpallje publike e listave

Faza II

– Dorëzimi i dokumentacionit
– Dorëzim fizik ose me postë
– Verifikim administrativ (30 ditë)
– Shqyrtim nga Komisioni i Strehimit (45 ditë)

Parashikohet e drejta e ankimimit në çdo fazë, duke garantuar proces të rregullt administrativ.

/Marrë nga ATSH

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…