Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, Rama: Raporti i BE konfirmon përmirësimet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria spikat në rajon për përmirësimet në prokurimet publike dhe renditet e para në transparencë dhe cilësinë e mekanizmave të zbatimit, sipas një raporti të Bashkimit Europian përmes instrumentit SIGMA dhe OECD-së.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria spikat në rajon për përmirësimet në prokurimet publike dhe renditet e para në transparencë dhe cilësinë e mekanizmave të zbatimit, sipas një raporti të Bashkimit Europian përmes instrumentit SIGMA dhe OECD-së.

Në episodin e radhës të podkastit “FLASIM – Mes valëve të detit dhe fushës së blertë”, Rama bëri të ditur se ka marrë një raport të rëndësishëm të Bashkimit Europian mbi prokurimet publike në rajon, ku Shqipëria rezulton me përmirësime të dukshme.

“Dhe, së fundi, dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se përmes shifrave dhe fakteve konkrete të raportit të Bashkimit Europian, mund të evidentohet realiteti mbi korrupsionin dhe performancën e vendit, përtej perceptimeve negative që, sipas tij, qarkullojnë në publik.

“Përmes shifrave dhe fakteve, do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe të shifrave konkrete, të identifikuara dhe të rreshtuara jo nga qeveria apo ekspertët e saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i Bashkimit Europian, me të gjithë integritetin e duhur profesional për të treguar se cila është e vërteta”, theksoi ai.

Ai shtoi se, sipas raportit, në aspektin e lidhjes së prokurimeve publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave të zbatimit në shërbim të interesit publik, Shqipëria renditet sërish e para në rajon.

“Edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe në interes të publikut, Shqipëria përsëri spikat si e para në rajonin tonë”, vuri në dukje Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Takimi i kësaj jave Kinë – SHBA shpresë për një bashkëpunim të frytshëm për ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë globale

Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Donald Trump pritet të takohen nga data 13 deri në 15 Maj. Samiti vjen në…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Takimi i kësaj jave Kinë – SHBA shpresë për një bashkëpunim të frytshëm për ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë globale

Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Donald Trump pritet të takohen nga data 13 deri në 15 Maj. Samiti vjen në…