Indeksim çdo dy vite i pagave, Rama: Vëmendja te fuqia blerëse dhe sektorët prioritarë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga 1 janari i këtij viti ka nisur një fazë e re e rritjes së pagave në vend, me një drejtim të qartë për rritjen reale të të ardhurave dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga 1 janari i këtij viti ka nisur një fazë e re e rritjes së pagave në vend, me një drejtim të qartë për rritjen reale të të ardhurave dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse.

Në episodin e radhës të podkastit “FLASIM – Mes valëve të detit dhe fushës së blertë”, Rama u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për rritje të pagave nominale, por për një rritje të përgjithshme të të ardhurave, ku paga minimale në shkallë vendi është rritur me 500 euro, ndërsa mesatarja e përgjithshme ka arritur rreth 10%, me një ritëm të qëndrueshëm si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Ai tha se bëhet fjalë për një mekanizëm që më parë ka munguar, jo për mungesë vullneti, por për shkak të pamundësive ekonomike për ta adresuar.

Sipas Kryeministrit, sot që ekonomia ka krijuar mundësi të reja, është vendosur indeksimi i pagave në sektorin publik çdo dy vite, me mekanizma shtesë për kategori të ndryshme, me qëllim korrigjimin e ndikimit të inflacionit mbi pagat për mësuesit, mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe administratën.

Rama i kushtoi një vëmendje të veçantë sistemit shëndetësor, ku nga qershori pagat do të rriten edhe në disa shërbime kritike.

Ai theksoi se mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me specialistët.

“Një vëmendje e veçantë i është dhënë sistemit shëndetësor, ku nga qershori pagat do të rriten edhe në disa shërbime kritike. Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me të tjerët edhe për sa i përket rojave, që janë një ngarkesë ekstra. Ndërkohë, shtesat konkrete do të arrijnë në 18 mijë lekë në muaj për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët, të shoqëruara me paga më të larta për turnet dhe një sistem rivlerësimi për përvojën”, u shpreh Rama.

Kjo, sipas tij, është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë aty ku përgjegjësia është më e lartë dhe ku sistemi kërkon mbështetje të përditshme.

“Është një politikë e qëndrueshme, sepse është një rritje ekonomike e qëndrueshme dhe janë mekanizma të nevojshëm, që kjo rritje ekonomike i ka bërë të mundshëm dhe, patjetër, edhe të matshëm në atë që është llogaria e çdo familjeje që jeton me punë të ndershme”, deklaroi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…