Rama: Diaspora, forcë zhvillimi dhe partner i drejtpërdrejtë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në javën që nis nesër, në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Diasporës, edicioni i katërt, që mbledh sërish shqiptarët nga të gjitha anët e botës.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në javën që nis nesër, në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Diasporës, edicioni i katërt, që mbledh sërish shqiptarët nga të gjitha anët e botës.

Në episodin e radhës të podkastit “FLASIM – Mes valëve të detit dhe fushës së blertë”, Rama u shpreh se në samit marrin pjesë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që kanë sytë nga Shqipëria dhe sa herë u jepet mundësia mendojnë, komunikojnë apo vizitojnë vendin.

Ai tha se aktiviteti nis më 13 prill me ceremoninë e mirëseardhjes, ku vëmendja do të jetë te njerëzit dhe historitë e tyre, histori suksesi, pune dhe përkushtimi, që sipas tij janë edhe histori krenarie shqiptare anembanë botës.

Kryeministri theksoi gjithashtu se do të ketë një hapësirë vlerësimi jo vetëm për shqiptarët që kanë kontribuar jashtë vendit, por edhe për miq të huaj që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së shqiptarëve, duke u shprehur se “janë bërë bashkë dhe kanë bashkuar në një farë mënyre krahët e shqiponjës sonë”.

Sipas tij, diaspora sot është një forcë konkrete zhvillimi dhe vjen në këtë samit për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet politike të vendit.

“Vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm, gjithmonë e më shumë si një partner i drejtpërdrejtë, duke filluar nga zgjedhjet politike, pastaj edhe tek ekonomia dhe hap pas hapi në rrugët e dijes drejt hapësirave të reja të së ardhmes. Dhe sfida jonë nuk është vetëm të mbajmë këtë lidhje në një nivel simbolik, por të strukturojmë një rrjet të tërë zemrash që rrahin për Shqipërinë anembanë dhe mendjesh që krijojnë vlerë të shtuar në një bashkëpunim që prodhon rezultate për vendin dhe jo vetëm për shqiptarët kudo ku janë”, u shpreh Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…