Rama: Investimet e huaja në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme, arrijnë 16,6 miliardë euro

Investimet e huaja direkte në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe në 5 vitet e fundit vendi ka tërhequr më shumë investime në raport me ekonominë sesa mesatarja e rajonit, duke arritur në rreth 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).


Investimet e huaja direkte në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe në 5 vitet e fundit vendi ka tërhequr më shumë investime në raport me ekonominë sesa mesatarja e rajonit, duke arritur në rreth 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Në episodin e radhës të podkastit “FLASIM – Mes valëve të detit dhe fushës së blertë”, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në vitin 2024 janë certifikuar 1,6 miliardë euro investime të huaja, ndërsa në 9 muajt e parë të vitit 2025 shifra ka arritur në 1,21 miliardë euro, duke konfirmuar një ritëm të qëndrueshëm rritjeje.

Rama u shpreh gjithashtu se stoku total i investimeve të huaja ka arritur në 16,6 miliardë euro, një nivel që sipas tij nuk ishte i imagjinueshëm disa vite më parë.

Sipas Kryeministrit, këto tregues dëshmojnë ndryshimin e pozicionit të Shqipërisë në rajon, nga një treg i perceptuar me rezerva, në një vend ku investohet konkretisht dhe në perspektiva afatgjata.

“Vetëm në vitin 2024 janë certifikuar 1,6 miliardë euro investime, ndërsa në 9 muajt e parë të 2025-ës kemi arritur në 1,21 miliardë, çka konfirmon ritmin e qëndrueshëm të rritjes. Ndërkohë, stoku total i investimeve të huaja ka arritur në 16,6 miliardë euro, një shifër e paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë. Një shifër që tregon qartë se Shqipëria ka ndryshuar pozicionim në rajon, ka ndryshuar qasje dhe impakt, nga një treg që shihej me shumë rezervë, duke u kthyer në një vend ku investohet konkretisht dhe në perspektiva afatgjata”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se aplikimet, interesimet dhe mundësitë e reja tregojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë se e sotmja, si rezultat i reformave transformuese, stabilitetit ekonomik, përmirësimit të klimës së biznesit dhe krijimit të një mjedisi të parashikueshëm për investimet afatgjata.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…